Home / Sport / Liverpool-Arshavin 4-4

Liverpool-Arshavin 4-4

Liverpooli dhe Arsenali zhvilluan takim fantastik duke shënuar 8-të gola, nga katër në secilën portë. Anderi Arshavin ishte hero i mbrëmjes duke shënuar katër gola për Arsenalin, por që nuk mjaftuan për të marrë tre pikë.

Liverpooli dhe Arsenali barazuan 4:4 në një ndeshje tjetër spektakulare të futbollit anglez, por që për një periudhë të shkurtër protagonist përsëri është Liverpooli. Yll i mbrëmjes pa dyshim ishte futbollist rus Andrei Arshavin i cili shënoi të katër golat e Arsenalit, mirëpo që nuk ishin të mjaftueshme për fitore, pasi Liverpooli arriti të barazojë dhe t’i mbjë të gjalla shpresat për titullin në Premierligë.
Andrey Arshavin në pjesën e parë shënoi për epërsi të Arsenalit, mirëpo përgjigja erdhi në fillimi të pjesës së dytë kur Fernando Torres barazoi rezultatin në 1:1. Pak më vonë Yossi Benayoun shënoi për epërsi të Liverpoolit. Megjithatë Arshavin doli përsëri në skenë dhe me dy gola sërish solli në epërsi Topxhinjt.
Dueli i golave vazhdoi me spanjollin Torres që u përkujdes për 3:3, por Arshavin në minutën e fundit realizoi golin e tij të katërt në këtë mbrëmje.
Dhe kur të gjithë prisnin fitoren e Arsenalit, në kohën shtesë Benayoun barazoi gjithçka për rezultatin përfundimtar 4-4. Ky rezultat Liverpoolin e çon në krye të renditjes tabelare me pikë të barabarta me Manchester UTD, mirëpo këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *