Home / Sport / Liverpuli kërkon Lorik Canen

Liverpuli kërkon Lorik Canen

Liverpuli ka nisur tratativat për të marrë nga Marseja Lorik Canën, që shihet si zëvendësuesi ideal për spanjollin Ksabi Alonso. Ky i fundit është drejt largimit për te Juventusi dhe trajneri Benitez mendon se mesfushori shqiptar mund të jetë pasuesi i tij.

Lorik Cana është bërë shënjestra më e re e Liverpulit, që kërkon një zëvendësues për mesfushorin Ksabi Alonso. Spanjolli kërkohet edhe nga Juventusi dhe trajneri Rafa Benitez deklaron se shqiptari duket i vetmi që mund ta pasojë atë në “Anfield Road”. Madje Benitez ka nisur kontaktet me Canën nëpërmjet futbollistit holandez Budevajn Zenden, i cili luan gjithashtu te Marseja. Lajmi se Cana është futbollisti i parë në listën e Liverpulit bëhet i ditur në të përditshmen angleze “Daily Mirror”, që shkruan se tekniku i të kuqve e ka vëzhguar atë me kujdes në përballjet direkte që kanë patur në Champions League. Gjithsesi, një transferim i tillë do të varet nga largimi i Ksabi Alonsos drejt Juventusit. Klubi italian e kërkon prej kohësh mesfushorin spanjoll dhe është gati të paguajë shumën e majme që kërkon Liverpuli për të. Sipas “Daily Mirror”, një tjetër aspekt pozitiv për kalimin e Canës në Angli është kostoja e tij rreth 10 milionë stërlina, që përputhet me politikën e shpenzimeve të Liverpulit. Në të shkuarën, Lorik Cana është kërkuar edhe nga klube si Arsenali, Evertoni apo edhe Hamburgu në Gjermani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *