Home / Sport / Luan Krasniqi bëhet baba

Luan Krasniqi bëhet baba

Boksieri i famshëm nga Kosova, Luan Krasniqi është bërë baba, pasi gruaja e tij Sueda në jetë ka sjellur nja vajzë, që është pagëzuar Melisa.

Për herë të parë në jetën e tij boksieri profesionist, Luan Krasniqi (37-vjeçar), është bërë baba. E bija e tij, Melisa, ka ardhur në jetë më 15 prill, rreth orës 13.52. Në ato momente ishte i pranishëm në sallën e lindjeve edhe vetë boksieri kosovar i peshave të rënda, i cili garon për Gjermaninë. “Jam jashtëzakonisht shumë i gëzuar, tashmë në jetën tonë ka hyrë një engjëll flokëverdhë dhe lindja e vajzës sime është më e rëndësishme se çdo fitore”, do të thoshte dje Luan Krasniqi. Vajza dhe bashkëshortja e tij, Sueda, janë mirë me shëndet dhe tani ata do të kthehen në shtëpinë e tyre në Rotvajl. “Unë po shijoj çdo moment me familjen time të re”, shprehet Krasniqi. Përveç të qenit baba i mirë, ai është i përqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson për një rikthim në ring. “Stërvitem çdo ditë dhe dua të bëj një ndeshje këtë vit kundër një boksieri të mirë”, përfundon ai.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *