Home / Sport / Makeda sërish shënon për tri pikë të Mançesterit.Fitojnë Liverpool dhe Chelsea

Makeda sërish shënon për tri pikë të Mançesterit.Fitojnë Liverpool dhe Chelsea

Tinejxheri italian edhe një herë është shfaqur deciziv në shënimin e golit që skuadrës s tij i japin tre pikë të reja në luftën për titullin e kampionit.

Mançester Junajtedi falë golit të italianit 17-vjeçar, Federiko Makeda (76’) në kuadër të javës së 32-të ka mposhtur skuadrën e Sanderlendit me rezultat 2:1.Për Makedan ky ishte goli i dytë per Mancesterin, ndërsa përsëri goli i tij kishte vlerën e tri pikëve, njejtë si në ndeshjen e një jave më parë kur shënoi për fitore ndaj Aston Vilas

Epërsinë e parë Mançesterit ia siguroi Skols në minutën e 19-të,ndërsa vendësit barazuan në fillim të pjesës së dytë me golin e sulmuesit Skoti.

Fitore të vlefshme shënoi Liverpuli që në “Anfield” ka deklasuar Blekburnin me rezultat 4:0. Kështu distanca mbetet një pikë në favor të “Djajve të kuq”, të cilët kanë edhe takimin e pa zhvilluar kundër Portsmuthit.

Fitore të shtunën pasdite shënuan edhe dy skuadrat tjera nga katërshja e madhe. Çelzi me mund të madh fitoi tri pikë ndaj Boltonit (4:3), ndonëse avanconte 4:0, mirëpo mysafirët brenda tetë minutave (70-78) arritën me tri gola të rrezikojnë fitoren e skuadrës londineze.

Arsenali, ndonëse në disavantazh pas pjesës së parë në stadiumin “JJB” kundër Uiganit, arriti që me lojë të hapur dhe tejet efikase të shkatërrojë nikoqirin në 30 minutat e fundit, duke i shënuar katër gola për fitore bindëse 1:4.

Në derbin e vogël londinez, Totenhemi mposhti skuadrën e Uest Hemit (1:0), me golin e Pavluçenkos (65’).

Premier liga, java e 32-të

Liverpul – Blekburn 4:0
Torres 5, 33, Agger 83, Ngog 90

Çelzi – Bolton 4:3
Ballak 40, Drogba 49, 63, Lampard 60-pen. – O’Brien 70, Basham 74, Tejllor 78

Midlesbrou – Hall Siti 3:1
Tunçaj 3, Bejts 29, King 90 – Manuço 9

Sanderlend – Mançester J. 1:2
Skot 55 – Skouls 19, Maçeda 76

Totenhem – Uest Hem 1:0
Pavljuçenko 65

Portsmuth – VBA 2:2
Kabul 33, Kranjçar 65 – Grining 48, Brant 62

Uigan – Arsenal 1:4
Mido 18 – Valçot 61, Silvestre 71, Arshavin 90, Song 90+2

Tabela

1 Mançester J. 31 22 5 4 54 21 71
2 Liverpul 32 20 10 2 59 21 70
3 Çelzi 32 20 7 5 55 20 67
4 Arsenal 32 17 10 5 54 28 61
5 Aston Villa 31 15 7 9 45 39 52
6 Everton 31 14 9 8 44 31 51
7 Uest Hem J. 32 12 8 12 37 36 44
8 Totenhem 32 11 8 13 38 36 41
9 Uigan 32 11 8 13 31 36 41
10 Fullham 31 10 10 11 30 27 40
11 Mançester Siti 31 11 5 15 46 39 38
12 Bolton 32 11 4 17 39 49 37
13 Stouk Siti 31 9 8 14 31 47 35
14 Portsmouth 31 8 10 13 34 48 34
15 Hall Siti 32 8 10 14 36 55 34
16 Blekburn 32 8 10 14 35 54 34
17 Sanderlend 32 8 8 16 30 43 32
18 Midlesbrou 32 7 9 16 25 47 30
19 Njukastell 31 6 11 14 36 51 29
20 VBA 32 6 7 19 28 59 25

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *