Home / Sport / Marseja mund Grenoblen dhe mer kreun, fale barazimit te Lyonit me Monakon

Marseja mund Grenoblen dhe mer kreun, fale barazimit te Lyonit me Monakon

Skuadra e Olimik Marsejes fitoi 4:1 perballe Grenobles, duke dale ne poziten e pare, fale hapit te gabuar te Lyonit te cilet barazuan ne fushë të vet me rezultat 2-2 përballë Monacos.

Marseille në ndeshjen e me Grenoblen shënoi fitore të thellë me rezultat 4-1.
Dy gola për Marsejën i shënoi Taiwo, të parin nga penaltia në minutën e 52-të dhe tjetrin në minutën e 65-të. Autor të dy gokave tjerë ishin Hilton në minutën e 59-të dhe Bradao në të 89. Golin e vetëm mysafirët e shënuan në castet e fundit të takimit, kur Courtois gjeti rrugën e rrjetës së vendasëve. Lorik Cana në lojë u aktivizua në pjesën e dytë dhe ishte drejtëpërdrejtë i involvuar në aksionin e golit të katërt.

Lyoni përballë Monacos dy herë ishte në disavantazh, por megjithatë të dy herët arriti të barazojë rezultatin, duke marë një pikë nga ky takim.
Monako kaloi në epërsi nëminutën e 34 me golin e mesfushorit kroat Jerko Leko, por Lyoni u përgjigj nëminutën e 59-të me golin e Cris-it. Mysafirët vetëm një minutëmë vonë përsëri kaluan në epërsi me golin e Pintos, mirëpo që Lyoni mos të dalë me disfatë nga ky takim u përkujdes Frederic Piquionne,i cili nëminutën e 81 vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Barazimi i Lyonit i jep rastin ekipit të Canës të marrë kreun e tabelës së ligës franceze. Marseille tash ka të tubuara 61 pikë, një më shumë se kampioni në fuqi që zbresin në pozitën e dytë të tabelës.

Lili dhe PSZH-ja luajtën pa gola duke i rujatur pozitat aktuale në tabelën e klasifikimit me numër të njëjtë pikash (56) sa ka edhe Tuluzi në vendin e katërt.

Ligue 1 – java e 31-të

Marsej – Grenobël 4:1 (0:0)
Taivo 52 (pen.), 65, Hilton 59, Brandao 89’ – Kurtois 90’

Lil – PSZH 0:0

Lion – Monako 2:2 (0:1)
Kris 65’, Pikuon 81’ – Leko 34’, Pimo 66’
Të shtunën

Okser – Bordo 0:2 (0:1)
Le Aver – Kan 1:2 (1:1)
Le Man – Sosho 2:0 (1:0)
Nansi – Valencieni 2:0 (0:0)
Nica – Lorient 2:0 (0:0)
Tuluz – Nant 1:0 (0:0)
Ren – Sent Etien 1:0 (0:0)

Renditja: Olimpik Marseji 61 pikë, Lioni 60, Bordo 59, Tuluzi, Lili dhe PSZH nga 56, Reni 51, Nica 44, Lorienti 38, Okseri dhe Monako nga 37, Valencieni 36, Le Mani dhe Grenobli nga 35, Nansi 33, Sosho 32, Kaeni 31, Nanti 30, Sent Etieni 29 dhe Le Avri i fundit me 21 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *