Home / Sport / Marseja peson 2:0 perballe Shakhtar-it

Marseja peson 2:0 perballe Shakhtar-it

Skuadra franceze eshte mposhtur me rezultat bindes, duke vene veten ne situate te veshtire para ndeshjes se kthimit ne fushe te tyre.

Olimpik Marseja ka pesuar disfate 2:0 perballe Shakhtarit ne ndeshjen e pare te cerek-finales se Kupes se UEFA-se.Skuadra e Lorik Canes luajti mire ne pjesen e pare, por nuk shfrytezuan disa raste te mira, posacerisht permes sulmuesit Niang. Vendasit e Shakhtarit diten te shfrytezojne mosefikasitetin e Marsejes dhe ne minuten e 39-te permes T. Hübschman-it kaluan ne epersi. Ne pjesen e dyte francezet tentuan te rrikthehen, mirepo ishin perseri vendasit qe permes Jadson-it ne minuten e 65-te rriten epersine ne 2:0. Deri ne fund te takimit te dyja skuadrat kishin disa raste per te shenuar, mirepo deri te ndryshimi i rezultatit nuk erdhi. Kapiteni shqiptar i Marsejes Lorik Cana luajti gjate gjithe 90-te minutave, mirepo nuk mundi te ndihmoje skuadren te nxjere rezultat te favorshem.
Ndeshja e kthimit do te zhvillohet me 16 prill ne Velodrom, mirepo Marseja do ta kete shume te veshtire te kompensoje disavantazhin prej 2 golave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *