Home / Sport / Muriqi premton fitore

Muriqi premton fitore

Boksieri kosovar Elvir Muriqi paraljamëron fitore ukrainasit Oleksandr Grashchenko, duke iu hakmarë atij për disfatën e padrejtë në vitin 2005

Boksieri i njohur në profesionalizëm, Elvir Muriqi, është shprehur i gatshëm për sfidën që ka të shtunën, më 18 prill, në përballje me boksierin ukrainas, Oleksandr Grashchenko. Spektakli titullohet “Kosova Fight Night” dhe mbahet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, me fillim në orën 19.30.

“Pak a shumë jam i përgatitur për sfidën ndaj ukrainasit dhe pres t’i revanshohem për humbjen e padrejtë më 30 prill të vitit 2005. Ju premtoj adhuruesve të mi se fitorja do të jetë imja. Synimi im është që edhe ata rivalë që më kanë mundur t’i mund dhe nuk e paramendoj karrierën ta përfundoj pa e bërë një gjë të tillë”, tha Muriqi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *