Home / Sport / Ndikuan humbjet qe pesuam me Hungarine dhe Danimarken

Ndikuan humbjet qe pesuam me Hungarine dhe Danimarken

FIFA zbriti kuqezinjte 11 shkalle me poshte, pozicioni me i keq pas perjashtimit

Kombetarja shqiptare humbi plot 11 vende ne klasifikimin e fundit te FIFA-s. Ne renditjen e djeshme publikuar nga FIFA, Shqiperia pozicionohej ne vend te 91-te, nga pozicioni i 80-te qe ishte nje muaj me pare. Renia e fundit e kombetares sone ka ardhur si rrjedhoje e humbjes dhe lojes se dobet qe zhvilluan kuqezinjte, gjate dy ndeshjeve te muajit te kaluar.

Humbja me Hungarine ne Tirane dhe me Danimarken, ne Kopenhagen, si dhe fakti qe nuk shenuan asnje gol, madje kemi rrezikuar shume rralle portat kundershtare, sherbyen si tregues, per te zbritur edhe ca vende me poshte kuqezinjte. Federata Nderkombetare e Futbollit publikon cdo muaj, te rejat e fundit dhe ky eshte pozicioni me i keq, qe pas startit te eliminatoreve te boterorit.

Nje vit me pare ekipi yne kombetar u perjashtua gati nje muaj, me vendim te FIFA-s. Ne ate kohe kuqezinjte pozicionoheshin me keq, duke kaluar ne vend te 102. Ne drejtimin e holandezit Ari Han, pozicionimi i ketij muaji eshte edhe me i keq, madje nder me te dobetit qe kemi shenuar, nga momenti kur ka filluar gara e eliminatoreve te boterorit. Hungaria, e cila fitoi ndaj Shqiperise ne ndeshjen direkte, pak dite me pare fitoi kater vende. Hungarezet pas dy fitoreve radhazi, ndaj Shqiperise dhe Maltes, jane pozicionuar se fundmi ne vend te 44-et.

Portugalia eshte ekipi qe renditet me mire ne grupin tone. Portugezet humben nje vend, duke zbritur ne pozicionin e 11-te, por megjithate mbeten ekipi me renditjen me te mire ne grupin tone. Humbjet e fundit, me Hungarine ne Tirane dhe Danimarken ne Kopenhagen, sollen edhe nje renie te dukshme me e larta, pas perjashtimit te kombetares sone, nje vit me pare nga organizmat nderkombetare te futbollit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *