Home / Lajme / Maqedoni / Në zonat rurale në Tetovë dhe Haraçinë e Çair votohet pa probleme

Në zonat rurale në Tetovë dhe Haraçinë e Çair votohet pa probleme

Në Haraçinë, Çair, zonat rurale të Tetovës dhe komunës së Likovës procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme

Zonat që deri tani konsideroheshin si problematike, për shkak të incidenteve dhe dhunës në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, disa orë para mbylljes së votimit kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente. “Ne jemi të kënaqur që kështu në mënyrë demokratike po japim votën tonë të lirë dhe nuk duam më që të ketë viktima, le të fitojë ai që ka më shumë vota”, ka theksuar një votues në Haraçinë, në vendin ku në zgjedhjet e fundit humbi jetën një qytetar i kësaj komune për shkak të dhunës zgjedhore. Edhe në komunat e tjera shqiptare në Likovë, Tetovë, Gostivar Strug po zhvillohet një proces zgjedhor i lirë dhe demokratik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *