Home / Sport / Nuggets e Lakers në hapje me fitore

Nuggets e Lakers në hapje me fitore

Filadelfia, Atlanta, Lajkersat dhe Denveri kane shenuar fitore ne ndeshjet e tyre te para te play-offit.

Basketbollistët e Philadelphisë menjëherë në ballafaqimin e parë të garave shtesë në Ligën NBA kanë anuluar përparësinë e skuadrës së Orlandos në parketin mikpritës me fitoren e ngushtë 100:98 në Florida. Kjo është befasia më e madhe e ballafaqimeve të së dielës sepse pak kush ka besuar se Philadelphia mund të befasojë favoritin Orlando Magic. Denver ka treguar forcën kundër New Orleans duke arritur fitore me rezultat 113:84, ndërsa Billups edhe një herë dëshmoi cilësitë e tij duke shënuar 36 pikë dhe tetë asistime. Skuadra LA Lakers ka mposhtur Utah Jazz me rezultat 113:100, madje qysh në pjesën e parë kishin një epërsi të madhe(62:40).

NBA Play-off rrethi i parë:

Lindja

Orlando-Philadelphia 98:100

Atlanta-Miami 90:64

Perëndimi

LA Lakers-Utah 113:100

Denver-New Orleans 113:84

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *