Home / Lajme / Maqedoni / OKB: Shenja shqetësuese për liritë fetare në Maqedoni

OKB: Shenja shqetësuese për liritë fetare në Maqedoni

Raportuesja e posaçme për liri të besimit fetar ose bindje është ekspert i pavarur i emëruar nga Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut. Ka mandat t’i identifikojë lëshimet ose gabimet potenciale në shfrytëzimin e të drejtave dhe lirive të besimit fetar ose bindje dhe të japë rekomandime për mënyrat për tejkalimin e këtyre gabimeve. Asma Xhahangir është raportuese për liri të besimit fetar ose bindjes nga korriku i viti 2004

Situata e përgjithshme me të drejtat dhe liritë fetare në Maqedoni është e volitshme, por ka shenja të cilat shqetësojnë, deklaroi raportuesja e posaçme e KB-së për liri të besimit fetar Asma Xhahangir, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, pas takimit të sotëm me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.

“Nuk shoh probleme të mëdha, por shoh shenja të ashpërsimit të identiteteve religjioze dhe polarizimit. Nëse nuk reagohet në kohë mund të jetë vonë. Kur jotoleranca religjioze del nga kontrolli shumë është rëndë të kthehet. Nga ana tjetër, njerëzit janë të kënaqur që jetojnë bashkë në shoqëri multikulturore, multietnike dhe multifetare”, tha Xhahangir, e cila prej dje qëndron për vizitë treditore në Maqedoni.

Ajo theksoi se ka ardhur ta vlerësojë situatën, jo vetëm në lidhje me legjislaturën, por edhe realizimin dhe përparimin e saj të tolerancës. Konstatimet preliminare do t’i prezantojë nesër në konferencë për shtyp.

Është parashikuar që Xhahangir të takohet me përfaqësues të institucioneve shtetërore relevante, të bashkësive fetare dhe të organizatave joqeveritare.

Ajo do të dorëzojë edhe raport për situatën e konfirmuar në Maqedoni në seancën e 13-të të Këshillit për të drejta të njeriut, të paralajmëruar për në mars të viti 2010.

Raportuesja e posaçme për liri të besimit fetar ose bindje është ekspert i pavarur i emëruar nga Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut. Ka mandat t’i identifikojë lëshimet ose gabimet potenciale në shfrytëzimin e të drejtave dhe lirive të besimit fetar ose bindje dhe të japë rekomandime për mënyrat për tejkalimin e këtyre gabimeve. Asma Xhahangir është raportuese për liri të besimit fetar ose bindjes nga korriku i viti 2004.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *