Home / Lajme / Maqedoni / OLI REN:Në qershor, do të propozohet pezullimi i vizave për Ballkanin

OLI REN:Në qershor, do të propozohet pezullimi i vizave për Ballkanin

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Reni bëri thirrje për konsolidim të Bashkimit, duke theksuar se çelësi për konsenzusin e tillë përtrirës nuk është vendosja e kushteve të reja, por respektimi i atyre ekzistuese.

Shpresë se deri në fund të kryesimit çek të BE-së, në qershor, do të propozohet pezullimi i vizave për Ballkanin, shfaqi mbrëmë evrokomesari për Zgjerim, Oli Ren.

Ai në debatin në Parlamentin Evropian (PE) “Konsolidimi i stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor” theksoi se kjo krijon mundësi që deri në fund të vitit Këshilli i BE-së të marrë vendim për pezullimin e vizave për vendet që i plotësojnë kushtet.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Reni bëri thirrje për konsolidim të Bashkimit, duke theksuar se çelësi për konsenzusin e tillë përtrirës nuk është vendosja e kushteve të reja, por respektimi i atyre ekzistuese.

“Me fjalë tjera, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e vendosura mund të realizojnë përparim”, deklaroi Ren, transmeton Makfaks-i.

Debati në PE u zhvillua në bazë të raportit për Ballkanin Perëndimor, të cilin e parashtroi evroparlamentarja suedeze Ana Ibrisagiq.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *