Home / Sport / Paerson paralajmëron tërheqjen nga skijimi?

Paerson paralajmëron tërheqjen nga skijimi?

Skiatorja 28-te vjecare nga Suedia Anja Paerson ka deklaruar se ndoshta sezoni i ardhshem do te jete i fundit ne kariren e saj.

Skiatorja suedeze Anja Paerson ka deklaruar për Televizionin suedez TV4, se ndoshta kampionati i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierën e saj. “Ky është qëllimi im, të tërhiqem vitin e ardhshëm “, ka thënë Paerson, nga e cila pritet që të paraqitet në Lojërat Olimpike dimërore në Vancouver, që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm. Paerson, e cila më 25 prill i mbush 28 vjet, është njëra nga sportistet më të suksesshme e ditëve të sotme në përgjithësi. Në dobi të kësaj flasin dy Globe të mëdhenj të fituar, shtatë medalje të arta në Kampionate botërore dhe një e artë në LO në Torino më 2006. Gjatë karrierës së saj 11-vjeçare Pärson në kampionatet botërore ka fituar në 40 gara dhe është njëra nga të rrallat që ka fituar në të pesë disiplinat. Ndërsa është vetmja që ka fituar medalje të arta në pesë disiplinat në kampionatet botërore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *