Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuzoi Likën për shkatërrim të Polet-it

PDSH akuzoi Likën për shkatërrim të Polet-it

Sipas Lumës, sot ekzekutuesit gjyqësor, Vanço Markovski, me asistencën e mbi 80 policive kanë bërë ndërhyrje brutale në këtë ndërmarrje duke i përzënë punëtorët dhe në mënyrë të paligjshme në këtë afat tranzicioni kur duhet të dërzojnë pushtetin, shet pronën shtetërore një personi fizik”, tha Luma.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar ish kryetarin e komunës së Tetovës Hazbi Lika për shitjen e Ndërmarrjes Autotransportuese Polet një personi privat.

“80 punëtorë të kësaj ndërmarrje 22 muaj janë pa rroga, Nga 2005 nuk ka të paguara kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor, Zëvendës Drejtori Haki Fazliu, kuadër i BDI-së e vë në hipotekë këtë ndërmarrje në firmën private EMKA e Murtezan Ibishit, Para dy ditëve drejtori i kësaj ndërmarrje Fatmir Ajruli, kuadër i BDI-së, jep dorëheqje, Opinioni e di se 3 persona zyrtar janë të akuzuar për shitjen e Poletit për hekur”, ka deklaruar para gazetarëve bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së për komunën e tetovës Durim Luma.

Sipas Lumës, sot ekzekutuesit gjyqësor, Vanço Markovski, me asistencën e mbi 80 policive kanë bërë ndërhyrje brutale në këtë ndërmarrje duke i përzënë punëtorët dhe në mënyrë të paligjshme në këtë afat tranzicioni kur duhet të dërzojnë pushtetin, shet pronën shtetërore një personi fizik”, tha Luma.

Si PDSH, apelojmë që menjëherë të ndërpritet ky proces dhe mos të vidhet prona shoqërore, prona e tetovarëve, me elemente të theksuara korruptive tha ai, duke tërhequr vërejtjen se kjo lëndë është ende në procedurë gjyqësore me numër 257/08 dhe e gjithë kjo që ndodhi sot është e paligjshme.

”Janë shkelë të gjitha procedurat gjyqësore dhe ligjet, andaj urgjentisht kërkojmë ndërhyrjen e prokurorit publik që personat e involvuar në këtë aferë korruptive të merren në përgjegjësi, njëkohësisht kërkojmë edhe ndërhyrjen e Komisionit për anti korrupsion”, deklaroi Luma duke apeluar që të ndërpresin vjedhjet dhe shkatërrimin e ndërmarrjeve publike, se padyshim do të ballafaqohen me ligjin.U.H

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *