Home / Lajme / Maqedoni / PDSH festoi hyrjen e Shqipërisë në NATO

PDSH festoi hyrjen e Shqipërisë në NATO

Ju e dini se vëllau i Ali Ahmetit, Gjorgji Ivanovi ka 1 përqind votat e shqiptarëve dhe ky mund të jetë president I gjithkujt por jo nuk është president I shqiptarëve.Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare përfundimisht është të gjithë shqiptarët në NATO.Ngjarja historike më të madhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka pasur se anëtarësimi I Shqipërisë në NATO”, tha kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në fjalimin e tij

Urim Hasipi
Tetovë, 8 prill-Pas fitores së kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës Sadi Bexheti në Tetovë nga Partia Demokratike Shqiptare dhe me rastin e hyrjes së Shqipërisë në NATO të martën mbrëma në sheshin e qytetit në Tetovë u organizua një manifestim me këngëtarë të njohur të estradës shqiptare.

Ky manifestim u organizua nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare e cila shënoi fitore në komunën më të madhe me popullsi shqiptare në Maqedoni, ndërsa poashtu ky koncert I është dedikuar edhe hyrjes së Shqipërisë në NATO.

Duke falemenderuar qytetarët për mbështetjen që I dhanë PDSH-së në këto zgjedhje lideri I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi tha se mbështetja e platformës së partisë së tij është mbështetje për anëtarësim në NATO.

“Ju siguroj se Sadi Bexheti do të jetë kryetar edhe I atyre që nuk e votuan dhe do të punojë për ju.Falemenderoj të gjithë shqiptarët që 99 përqind e votuan plaftormën e Partisë Demokratike Shqipatare Ju e dini se vëllau i Ali Ahmetit, Gjorgji Ivanovi ka 1 përqind votat e shqiptarëve dhe ky mund të jetë president I gjithkujt por jo nuk është president I shqiptarëve.Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare përfundimisht është të gjithë shqiptarët në NATO.Ngjarja historike më të madhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka pasur se anëtarësimi I Shqipërisë në NATO”, tha kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në fjalimin e tij.

Koncerti I mbrëmshëm në Tetovë morrën pjesë këngëtarë të njohur të estradës shqiptare si Violetë Kukaj-Ratkocieri, Adelina Tahiri, Shkumbin Ismaili dhe grupe tjera të njohura nga Maqedoni.Ndryshe Partia Demokratike Shqiptare shënoi fitore në komunën më të madhe Shqiptare në Tetovë, komunë me të cilën ka udhëheq nga viti 1996 deri në 2000 kur kryetar ishte Alajdin Abazi, nga viti dy mijë e deri në vitin 2005 kryetar I komunës ishte Murtezan Ismalili.

Në zgjedhjet e 2005 PDSH-ja humbi në Tetovë ndërsa fitoi BDI kur kandidat dhe më pas kryetar I komunës së Tetovës ishte Hazbi Lika.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *