Home / Sport / Pepe: Ky nuk isha unë, mund të braktis futbollin?

Pepe: Ky nuk isha unë, mund të braktis futbollin?

Mbrojtësi portugez i Real Madridit Pepe, me keqardhje flet për incidentin që shkaktoi në takimin e të martës me Getafen, duke shtuar se i vjen turp për atë veprim që e ka detyruar të mendojë nëse ia vlen të vazhdojë të meret me futboll.

I tronditur tej mase mbrojtësi i Real Madridit Pepe është penduar për incidentin kur me këpucë e goditi mesfushorin e Getafes Javiera Casquerin, duke deklaruar se nuk ishte ai, pas një nate pa gjumë “Kjo është dita më e keqe në jetën time. Nuk kam asnjë vullnet që t’i kthehem futbollit”’, ka thënë Pepe në bisedë për Marcen duke shtuar: “ E pashë incizimin dhe nuk e njoha veten. E kisha humbur gjakftohtësinë dhe thjeshtë u çmenda. Ndëshkimi më i madh për mua është situata nëpër të cilën po kalojë. Nëse nuk gjasa t’i kthehem futbollit, do të merrem me diçka tjetër”. Gjithsesi mbetet që ditët në vijim të presim vendimin që do të marë Pepe, mirëpo një gjë është e sigurtë, atë e pret një dënim i madh nga masat disiplinore të Federtatës së futbollit të Spanjës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *