Home / Sport / Pobeda dënohet me tetë vjet mos pjesëmarrje në garat evropiane

Pobeda dënohet me tetë vjet mos pjesëmarrje në garat evropiane

Për shkak të trukimit të ndeshjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Pobeda e Prilepit është dënuar me 8-të vjet mos pjesëmarje në garat Evropiane, ndërsa me përjashtim të përhershëm nga futbolli janë dënuar kryetari Aleksandër Zabracanec dhe kapiteni i atëhershëm Nikolce Zdravevski

Ish-kampioni i Maqedonisë në futboll, Pobeda e Prilepit, është dënuar nga UEFA me tetë vjet mos pjesëmarrje në të gjitha ligat evropiane, për shkak të kurdisjes së ndeshjes me skuadrën armene Pjunik.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga UEFA, vendimi i së cilës erdhi pas hetimeve që janë bërë në lidhje me ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave, e cila ishte zhvilluar më 13 korrik të vitit 2004. Takimi në fjalë u mbyll me fitore 3:1 të Pjunikut, ndërsa menjeherë pas ndeshjes u shfaqën dyshimet e para për trukim.
Përvec dënimit të klubit,me përjashtim të përhershëm nga fubolli janë dënuar kryetari i klubit Aleksandër Zabracanec dhe kapietni i atëhershëm Nikolce Zdravevski, që më vonë ishte edhe trajner i Pobedës.
Ky është rasti i parë që UEFA dënon një klub për shkak të trukimit të rezultatit, ndërsa pritet që shtëpia e futbollit evropian të apelojë edhe tek FIFA, që edhe ata të fuqizojnë këtë vendim.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *