Home / Lajme / Maqedoni / Policia arrestoi grabitësit e bankës ProCredit ne qender te Shkupit

Policia arrestoi grabitësit e bankës ProCredit ne qender te Shkupit

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Florin Maloku dhe Bislim Tahiri janë arrestuar mbrëmë në qytetin e Shkupit.
Ata kanë pranuar se kanë blerë vetura të cilave më pas i kanë vendosur targa të vjedhura dhe kanë marrë pjesë në grabitjen e bankës ProCredit. Në njërën nga veturat policia ka gjetur gjurmë biologjike të të dyshuarit Florin Maloku.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke vazhduar kërkimin e personave tjerë pjesëmarrës në këtë vepër penale.

Policia e Maqedonisë ka arrestuar mbrëmë në Shkup, Florin Malokun (43) nga Kosova dhe Bislim Tahirin shtetas i Maqedonisë, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e bankës qendrore të Procreditit në Shkup

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Florin Maloku dhe Bislim Tahiri janë arrestuar mbrëmë në qytetin e Shkupit.
Ata kanë pranuar se kanë blerë vetura të cilave më pas i kanë vendosur targa të vjedhura dhe kanë marrë pjesë në grabitjen e bankës ProCredit. Në njërën nga veturat policia ka gjetur gjurmë biologjike të të dyshuarit Florin Maloku.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke vazhduar kërkimin e personave tjerë pjesëmarrës në këtë vepër penale.

Më 10 prill një grup prej të paktën shtatë personash të armatosur dhe me maska, hynë në ambientet e bankës qendrore të ProCredit, për të kryer një vjedhje si profesionist.

Të veshur edhe me jelekë antiplumb në të cilët shkruhej ‘Police’ ata kanë hyrë në bankë duke dalë prej andej me 50 mijë euro. Por, në momentin e largimit nga banka, personi që kishte bërë roje, hap zjarr ndaj një makine të policisë rrugore, e cila kishte kaluar rastësisht aty pari, duke plagosur dy policë të trafikut. Gjatë kësaj përleshje, janë shkrepur më se 300 plumba. Grabitësit më pas janë larguar në drejtim të kufirit me Kosovën.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *