Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria të angazhohet në zbatimin e reformave thote euroambasadori Fouere

Qeveria të angazhohet në zbatimin e reformave thote euroambasadori Fouere

Nuk kam një top të kristaltë që të mund të parashikoj nëse raporti i vjeshtës do të përfshijë edhe rekomandimin. Presim nga Qeveria dhe institucionet shtetërore të angazhohen, me qëllim që të plotësojnë reformat, të cilat janë duke pritur. Dhe, gjithsesi, nëse plotësohen reformat, atëherë Komisioni do të ketë fakte të mjaftueshme që të rekomandonte datë për fillimin e bisedimeve, por kjo do të varet nga vlerësimi i progresit të arritur dhe kjo është ajo për çka po shpresojmë”, deklaroi ambasadori i BE-së, Ervan Fuere.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, kërkoi angazhim më të madh të Qeverisë në zbatimin e reformave të mbetura, me qëllim që vendi sa më shpejt të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Përfaqësuesi i BE-së në Shkup theksoi se nuk ka një përgjigje se a do të sjellë datën për fillimin e negociatave raporti i KE-së i cili do të publikohet në vjeshtë.

“Nuk kam një top të kristaltë që të mund të parashikoj nëse raporti i vjeshtës do të përfshijë edhe rekomandimin. Presim nga Qeveria dhe institucionet shtetërore të angazhohen, me qëllim që të plotësojnë reformat, të cilat janë duke pritur. Dhe, gjithsesi, nëse plotësohen reformat, atëherë Komisioni do të ketë fakte të mjaftueshme që të rekomandonte datë për fillimin e bisedimeve, por kjo do të varet nga vlerësimi i progresit të arritur dhe kjo është ajo për çka po shpresojmë”, deklaroi ambasadori i BE-së, Ervan Fuere.

Evran Fuere theksoi se Maqedonia ka bërë përparime të theksuara, por mbeten edhe shumë sfera ku duhet punuar seriozisht, duke veçuar nevojën urgjente për pavarësimin e gjykatave, depolitizimin e administratës publike dhe luftimin më efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *