Home / Lajme / Maqedoni / Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe presidenciale filloi pa probleme

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe presidenciale filloi pa probleme

Janë hapur të gjitha vendvotimet në të cilat MOST ka vendoru vëzhgues të vet

Shkup, 5 prill – Të gjitha vendvotimet në të cilat MOST ka vendosur vëzhgues të vet janë të hapura, informojnë në kumtesën e sotme nga ky asosiacion qytetar.

Sipas informatave të vëzhguesve dhe koordinatorëve rajonal të MOST-it, deri më tani është vërejtur se vendvotimi 2199, Slivnik, komuna e Velesit, është hapur me vonesë prej 20 minutash, për shkak të rrugës së pakalueshme.

Në kumtesë theksohet se vendvotimi në komunën e Studeniçanit, 2354, i cili deri më tani ndodhej në Pagarushë, është zhvendosur në Koliçan të ulët, përderisa vendvotimi 1911 në Podgorc, komuna e Strugës, nuk është hapur, për arsye se ka munguar vula.

Asociacioni qytetar MOST, votimin e sotëm do ta ndjek me 3.750 vëzhgues, të cilët do të mbulojnë rreth 65 për qind të 2.976 vendvotimeve në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Vëzhguesit e MOST-it janë statikë, dhe do ta ndjekin procesin e votimit gjatë tërë ditës. Krahas kësaj, ka edhe ekipe mobile, të cilat do të shërbejnë për mbështetje logjistike të vëzhguesve statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendet në të cilat MOST nuk ka vëzhgues statikë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *