Home / Lajme / Maqedoni / Raundi i dytë i zgjedhjeve

Raundi i dytë i zgjedhjeve

Sot në Maqedoni mbahet raund i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të cilat cilësohen tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të votojnë do të zgjedhin shef të shtetit, dhe kryetarë të komunave, në të cilat pas rrethit të parë të votimit, asnjëri nga kandidatët nuk e fitoi shumicën e nevojshme.
Presidenti i ri në rrethin e dytë do të zgjedhet ndërmjet Gjorgje Ivanovit, kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe Lubomir Fërçkoskit, kandidat i LSDM-së, të cilët në rrethin e parë fituan mbështetje më të madhe të votuesve. Ivanov, sipas të dhënave të KSHZ-së, fitoi 345.850 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Fërçkoski 202.691 vota. Jehona në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 56,88 për qind.
Për t’u zgjedhur shefi i ri i shtetit, në rrethin e dytë zgjedhor duhet të dalin së paku 40 për qind të trupit të përgjithshëm votues, i cili numëron 1.792.082 qytetarë me të drejtë vote. Nëse plotësohet ky kusht, do të fitojë kandidati i cili do të fitojë më së shumti vota.
Nëse në rrethin e dytë asnjëri nga kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme, përsëritet e tërë procedura për zgjedhje të presidentit. Deri atëherë, ingerencat e shefit të shtetit i ndërmerr kryetari i Kuvendit. Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual Branko Cërvenkovski, sipas Kushetutës, skadon më 12 maj.Krahas shefit të ri të shtetit, qytetarët e Maqedonisë të dielën do të zgjedhin edhe kryetarë të komunave, në komuna në të cilat në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët nuk e fitoi shumicën e nevojshme për zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *