Home / Sport / Reali beson ende te titulli

Reali beson ende te titulli

Në kampin e Realit të Madridit besojnë ende se mund të arrijnë te titulli kampion, pavarësisht ecurisë së Barcelonës. Kampionati spanjoll këtë herë do të luhet në mesjavë, ku Reali do të presë Getafen dhe Barcelona, Seviljen. Version multimedial i ketij lajmi

Reali i Madridit nuk pranon të dorëzohet në betejën për titullin kampion, pavarësisht ecurisë së Barcelonës. E ardhmja e këtij ekipi do të varet në një masë të madhe nga suksesi që do të arrihet. Fitimi i titullit mund të vendosë shumë gjëra përsa i përket të ardhmes së trajnerit Huande Ramos, i cili ka edhe pak muaj kontratë. Madrilenët do të luajnë ditën e martë ndaj Getafes, në një ndeshje derbi ku pritet që ata të marrin sërish 3 pikët. Autori i golit në fitoren 1-0 ndaj Rekreativo Huelvës, braziliani Marselo, deklaroi se pret që Sevilja të ndalojë Barcelonën ditën e mërkurë, në ndeshjen që do të zhvillohet në “Kamp Nou”. “Ne po vazhdojmë të bëjmë atë që duhet, duke pritur që Barcelona të gabojë. Mendoj se Sevilja mund të na ndihmojë në këtë”, deklaroi Marselo. Ekipi i Huande Ramos-it vazhdon të këmbëngulë për titullin kampion edhe pse katalanasit janë duke ecur me një ritëm të shfrenuar. Për ndeshjen ndaj Getafes, Realit do t’i mungojë mesfushori holandez Uesli Shnajder, që është dëmtuar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *