Home / Sport / Recesioni prek kapitenin kuqezi, Hanover 96 ul pagen e Lales

Recesioni prek kapitenin kuqezi, Hanover 96 ul pagen e Lales

Kriza finansiare boterore ka prekur edhe skuadrat e Bundesliges. Perjashtim nuk eshte Hannoveri, te cilet kane paralajmeruar se do te ulin pagat e disa futbollisteve, ne mesin e te cileve eshte edhe kapiteni i Kombetares se Shqipersie Altin Lala.

Klubi i Hanover ’96 do t’i zgjase kontratat e reja, ne baze te ecurise se metejshme. Martin Kind, kreu i klubit gjerman te Hanover ’96, ka pritur me duartrokitje paraqitjen e lojtareve ne ndeshjet e fundit. Hapi tjeter eshte qe te vendoset mbi zgjatjen e afateve te kontratave, per ata lojtare qe i perkasin kategorise se futbollisteve “me pervoje”, ku ben pjese edhe Lala. Kapiteni i kombetares sone, Altin Lala ra dakord, qe kur ishte i demtuar, me drejtuesit e klubit, se se shpejti do te kete zgjatje te kontrates. Lala shkoi ne vitin 1998 nga Borusia Fulda tek Hanoveri dhe eshte ne fazen perfundimtare te negociatave. Pas nje demtimi dhe mungeses se gjate, Lala eshte rikthyer dhe shpreson te pershtatet shume shpejt me lojen. “Une tani do te pershtaten ngadale. E nese une jam ne forme te plote, gjithashtu do te kerkoj te luaj. Une nuk mund te rri lirshem. Lala e di se koha e tij si nje futbollist po shkon drejt fundit. Per kreun e klubit eshte nje nga sportistet me te mire, por vleresohet edhe cilesia qe ai paraqet ne kombetaren shqiptare. Ai e quan ate nje “nje lojtar te merituar,” sepse koha e gjate e ka shnderruar ate ne nje identitet per Hanover ’96. Ne dhjete ditet e ardhshme, Altin Lala deshiron qe gjithcka te jete “mjaft e hapur”. Ish kapiteni, jo me ne kulmin e karrieres, duhet te pranoje shkurtimet e pagave, ne qofte se deshiron te qendroje tek Hanoveri. Pragu se sa do te shkurtohet rroga e tij nuk eshte percaktuar ende. “Une do te luaj edhe dy vite te tjera. Dhe ne qofte se nuk do te vendoset per te ardhmen time, tek Hanover 96, do ta gjej veten ne ndonje ekip tjeter.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *