Home / Lajme / Maqedoni / Rektori i ri ka vizion të qartë për USHT

Rektori i ri ka vizion të qartë për USHT

.” Vizioni është vazhdimi i realizimit të objektivave që i ka parashtruar paraprakisht ekipi i profesor Sadiut në kuadër të nxjerrjes së detyrave të reja dhe ky universitet të hapërojë drejt ngritjes së standardit dhe jetës shkencore në të ardhmen”, vëren rektori Vela, i cili ka njohuri mbi të gjitha zhvillimet në këtë universitet pasi që ka qenë i kyçur në procesin e ngritjes së tij, sidomos gjatë dy viteve të fundit. Sipas tij, anëtarësimi i përhershëm në Asociacionin e Universiteteve Evropiane është një nga qëllimet kryesore dhe ai ka shfaqur shpresat se shumë shpejt USHT do të jetë anëtare e barabartë me universitetet simotra.

Urim Hasipi
Një karierë 35 vjeçare akademike, çdo herë i përpiktë, punëtor i palodhur dhe mbi të gjitha një personalitet i cili asnjëherë nuk hyri në jetën politike dhe mbeti apartiak, janë vetëm disa nga tiparet e rektorit të posazgjedhur në Universitetin Shtetëror të Tetovës, profesor doktor Agim Vela.

I lindur në Tetovë dhe i shkolluar në Prishtinë e Beograd, profesor Vela vjen në një universitet të ri i cili dita ditës merr formën e universiteteve evropiane. Është profesor ordinar i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ndërsa ka filluar të punojë si asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1974, studimet pasdiplomike i ka kryer në Beograd në vitin 1978, ku edhe ka mbrojtur magjistraturën, kurse tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 1981 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Pas këtyre gradave shkencore ai është zgjedhur docent i lëndës së Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku ka punuar deri në ardhjen e tij në USHT gjatë vitit 2007, ndërsa si profesor ka qenë i angazhuar që në vitin 1996 në UT e atëhershme si profesor i edukatës fizike në Fakultetin e kulturës fizike. Në vitin 2007 zgjidhet prorektor për çështje mësimore me ardhjen e profesor doktor Sadi Bexhetit në postin e rektorit të USHT-së. Gjatë gjithë karrierës së tij akademike, profesor Vela ka punuar mbi 42 punime shkencore dhe pesë tekste universitare, pesë dispensa universitare, ndërkaq ka qenë pjesëmarrës në shumë konventa në ish Jugosllavi dhe jashtë saj dhe është anëtar i shumë shoqatave të mjekëve respektivisht të anatomistëve të Evropës.

Përpiluesi kryesor i programit studimor të Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Përvoja e tij shumë vjeçare ka bërë që ai të jetë ndër përpiluesit kryesor të kurikulumeve për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë në kuadër të USHT-së, fakultet ky që u akreditua gjatë vitit 2008 si dhe në akreditimin e grupeve të reja studimore.”Gjatë kohës sa ka qenë rektor Sadi Bexheti, në mënyrë aktive kam marrë pjesë në riorganizimin e universitetit sepse USHT prej katër fakulteteve sa ka pasur kur ka filluar punën profesor Sadi Bexheti, sot ka njëmbëdhjetë fakultet edhe tridhjetë e pesë programe studimore. Kjo është një vepër shumë e madhe në riorganizimin e universitetit, konsolidimin e tij, ashtu që ky institucion ka fizionominë e një universiteti bashkëkohor që mund të krahasohet me institucionet simotra në rajon e më gjërë. Krejt kjo është arritur falë kontributit të jashtëzakonshëm të rektorit të deritashëm dhe ekipit të tij, neve na mbetet që pas shkuarjes së tij në postin e kryetarit të komunës, të vazhdojmë veprën e tij duke pasur parasysh objektivat që kanë mbetur të parealizuara sidomos çështjet që kanë të bëjnë me infrastruktuën hapësinore”, thotë Agim Vela, ushtrues detyre rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Infrastruktura e universitetit synimi i tij kryesor

Ndonëse nuk e fsheh punën e paraardhësit të tij, rektori i ri ka synimet e tija që janë përfundimi i dy objekteve të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, menzës studentore, Bibliotekës universitare dhe vazhdimin e politikës së bashkëpunimit me universitetet tjera, Ambasadat, OJQ-të etj.

“Këtu do të përmendja përfundimin e objektit të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, pajisjen e laboratorëve të shkencave të mjekësisë dhe shkencave aplikative, pastaj përsosjen e kuadrove profesionale shkencore, studimet master dhe doktoratet e tyre si dhe një theks të veçantë do t’iu kushtojmë standardit të studentëve si dhe përmirësimit të kushteve të studimit dhe jetës së studentëve në afat më të gjatë. Gjithashtu, si objektiv qendror kemi vazhdimin e bashkëpunimit me universitetet tjera dhe zgjerimin e këtyre bashkëpunimeve veçanërisht me ato jashtë Maqedonisë, sepse jemi një institucion i ri dhe kemi nevojë për përkrahje në rrafshin tekniko-shkencorë. Do të doja të theksoja bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit me qenë se jemi universitet shtetërorë dhe drejtpërdrejtë ky institucion varet nga mbështetja e tyre financiare dhe aty ka pengesa, veçanërisht kohëve të fundit pasi që nuk janë lëshuar mjetet për ndërtimin e objektit.

Megjithatë unë besoj se nga ana e ministrisë do të ketë qasje shumë serioze për gjetjen zgjidhjeve që janë përgjegjësi e saj, siç është financimi i institucioneve. Sa për ilustrim, prej të gjitha mjeteve të buxhetit të universitetit ministria participin vetëm me 20% ndërsa pjesa tjetër është nga burimet që vijnë nga ana e projekteve dhe studentëve”, nënvizon Vela.

Projektet të rëndësishme për zhvillimin shkencor

Veprimtarinë e tij USHT-ja kohëve të fundit e ka kthyer në realizimin e projekteve shkencore ndërsa këtë vit këtij universitetit i janë miratuar tetë projekte Tempus, kurse disa Fakultete janë pjesëmarrëse në rrjete të ndryshme të ashtuquajtura parqe shkencore nëpër Evropë, ku parashihet trajnimi i stafit të ri në aspektin shkencor sidomos në përdorimin e pajisjeve dhe laboratorëve moderne, theksoi rektori i posaemëruar në USHT, sipas të cilit është nënshkruar marrëveshje, në të cilën parashihet trajnimi i vazhdueshëm i stafit në përdorimin e metodave moderne dhe pajisjeve moderne për kontrollin qoftë të ushqimit, materialeve ndërtimore e materialeve tjerë, varësisht nga fakulteti përkatës.“Njëri nga projektet e Tempusit ku bartës kryesor është USHT-ja parasheh krijimin e institutit për paqë që do të jetë në kryesim të USHT. Pra i gjithë theksi apo ideja është që përmes projekteve të tregohet se këtu përveç mësimit ka filluar të aplikohet edhe shkenca, sepse ne nuk jemi vetëm prodhues të stafit arsimorë por edhe të koncepteve shkencore, ideve dhe inovacioneve”, thotë ai. Docenti i lëndës së Anatomisë, tash rektor thotë se ka qenë propozim i Senatit që ai të udhëheq me universitetin dhe besimin që i dhanë 21 senatorë për atë paraqet një besim në personalitetit e tij, që me punën e deritashme e ka arritur. Edhe pse është periudhë e shkurtët, shpreson se nuk do t`i zhgënjejë, pasi që kjo sipas tij, sepse sipas tij universiteti ka identitetin e vet dhe stabilitetin. Por cili është vizioni i tij rreth politikave zhvillimore të USHT-së.” Vizioni është vazhdimi i realizimit të objektivave që i ka parashtruar paraprakisht ekipi i profesor Sadiut në kuadër të nxjerrjes së detyrave të reja dhe ky universitet të hapërojë drejt ngritjes së standardit dhe jetës shkencore në të ardhmen”, vëren rektori Vela, i cili ka njohuri mbi të gjitha zhvillimet në këtë universitet meqenëse ka qenë i kyçur në procesin e ngritjes së tij, sidomos gjatë dy viteve të fundit.
USHT-ja anëtare e përhershme e Asociacionit të Universiteteve Evropiane
Sipas tij, anëtarësimi i përhershëm në Asociacionin e Universiteteve të Evropës është një nga qëllimet kryesore dhe ai ka shfaqur shpresat se shumë shpejt USHT do të jetë anëtare e barabartë me universitetet simotra. Universiteti Shtetërorë i Tetovës është anëtar i Asociacionit të Universiteteve Evropiane e njohur si EUA dhe pretendon të bëhet anëtar i përhershëm i këtij asociacioni. Në këtë drejtim USHT-ja vitin e kaluar ka krijuar zyrën përkatëse për menaxhim me kualitet që rregullon të gjitha procedurat e parapara në drejtim të cilësisë apo menaxhimit të cilësisë. Tashmë janë realizuar dy evaluime, i pari ka të bëjë me anketimin e pritjeve i realizuar vitin e kaluar me të cilin kemi matur pritjet apo nivelin e kënaqësisë së konsumatorit, apo në këtë rast studentëve.“Këtë vit kemi bërë evaluimin e plotë të të gjitha pikave kyçe të universitetit, duke filluar nga çështjet hapësinore, të pajisjeve dhe më e rëndësishme kemi bërë evaluimin e lëndëve si koncept, të krulikulave dhe evaluimin e profesorëve dhe asistentëve për lëndët përkatëse.Do të thotë ka qenë një projekt i filluar në janar dhe ekipi për menaxhim me kualitet brenda katër muajve ka arritur të evaluojë 99 përqind të lëndëve ekzistuese. Janë bërë mbi 18 mijë anketime që në masë paraqet për secilën lëndë mesatarisht 30 student evaluim. Raporti përfundimtar është i kënaqshëm , pra nga niveli një deri në nivelin pesë satisfaksioni i studentëve apo niveli i kënaqësisë është mbi 3.8 edhe tek profesorët edhe tek asistent që shumica e Universiteteve ne Evropë do t`ia kishin lakmi, sepse sipas statistikave, niveli mesatar sillet diku rreth 3.6 .Raporti do të dërgohet në asociacionin EUA dhe në semestrin e radhës bashkërisht me anketues të jashtëm do të bëjmë evaluim ekstern dhe presim rezultate më të mira. Pas kësaj presim të marrim certifikatë që e kanë më pak se 100 universitete në botë”, thotë Vela. Rektori i ri nënvizon se rrumbullakimi i procesit të Bolonjës, është mjaft i rëndësishëm ndërsa të gjitha veprimet dhe hapat që janë bërë janë realizuar në pajtueshmëri me ligjin për arsim të lartë, ndërkaq sipas tij Universiteti në shtator të vitit 2008 ka nënshkruar Magna Kartën dhe është pjesë e universiteteve që punojnë sipas procesit e Bolonjës.

Politika duart larg nga Universiteti

Ai është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që i duan të mirën këtij institucioni të lartë arsimor dhe është i mendimit se politika duhet të qëndrojë sa më larg Universitetit.”Unë vij nga bota akademike dhe shkencore dhe jam apartiak dhe ashtu do të vazhdojë. Gjatë jetës kam qenë apartiak dhe jam i bindur se ky institucion duhet të jetë krejtësisht autonom pa ndikime të jashtme partiake ose politike. Natyrisht ne do të kërkojmë mbështetjen e gjithë atyre që dëshirojnë të ndihmojnë institucionet, të gjithë faktorët, qoftë politikë, shoqërorë,organizata joqeveritare etj”, është decid në qëndrimin e tij profesor Vela. Si do të duket universiteti pas gjashtë muajve është pyetja e radhës që i parashtrojmë rektorit të ri dhe ai thotë se, periudha gjashtë mujore është një kohë shumë e shkurtë për të bërë plane afatgjate, por beson se do të vazhdohet me të njëjtën rrugë të kualitetit të cilësisë dhe punës që ka kryer ish rektori Bexheti me ekipin e tij. Edhe tek stafi akademik edhe tek studentët mbizotëron mendimi se profesor doktor Agim Vela është një zëvendësim i denjë i cili do të vazhdojë rrugën që e filloi Sadi Bexheti, drejt ndërtimit të një institucioni të lartë arsimor shqiptar në Maqedoni që do të krijojë një elitë akademike për një shoqëri të shëndoshë dhe të arsimuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *