Home / Sport / Renova barazon 2:2 me Pobeden

Renova barazon 2:2 me Pobeden

Ne Ligen e Pare te futbollit te Maqedonise ne program ishin ndeshjet e javes se 24,ku si kuriozitet eshte fakti se kater perballje u mbyllen me rezultat te barabarte, ndersa fitoren e vetme e mori Turnova perballe Sileksit. Renova nga Prilepi u kthye me nje pike, ndersa edhe Milano luajti baraz me Napredokun ne Kercove.

Skuadra e Renoves me nje pike eshte kthyer nga Prilepi, pasi qe ne kuader te javes se 24 ne ligen e pare te futbollit te Maqedonise barazoi 2:2 me Pobeden. Vendasit kaluan ne epersi qe ne minuten e dyte permes Nestoroskit, mirepo Ibrahimi ne minuten e 31 barazaoi rezultatin ne 1:1. Ne pjesen e dyte skuadra nga Xhepcishti dominoi ne fushe dhe shperblimi arriti ne minuten e 61 kur Todorovski beri permbysje te plote te rezultatit, duke i dhene Renoves epersi 2:1. Ne vazhdim vendasit kerkonin te shenojne ne porten e Renoves por keta te fundit mbroheshin me sukses. Megjithate ne momentet kur mendohej se Renova nga Prilepi do te kthehet me tri pike, Tripunovski shenoi gol per Pobeden duke vendosur rezultatin perfundimtar Pobeda-Renova 2:2.

Milano e Kumanoves ne Kercove luajti baraz 1:1 me Napredokun, me te njejtin rezultat u mbyll takimi ndermjet Metalurgut dhe Makedonija Gj.P., ndersa pa gola luajten Pelisteri me Vardarin. Horizont Turnova mori fitoren e vetme kete jave, duke mundur Sileksin 1:0.

Pas kesaj jave ne kreun e renditjes nuk ka ndryshuar asgje. Makedonija Gj.P. edhe me tej eshte e para, e ndjekur nga Renova dhe Milano.

Pobeda 2-2 Renova
Napredoku 1-1 Milano
Pelisteri 0-0 Vardari
Metalurgu 1-1 Makedonija Gj.P.
Turnova 1-0 Sileksi
Rabotnicki i lire

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *