Home / Sport / Renova dhe Milano fitojnë bindshëm

Renova dhe Milano fitojnë bindshëm

Renova dhe Milano kanë marë fitore bindëse përballë Napredokut gjegjësisht Pelisterit, në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Lideri i tabelës Makedonija Gj.P. fitoi 3:0 kundër Pobedës.

Me sukskes të plotë kanë dalë skuadrat shqiptare pas javës së 25-të në elitën e futbollit vendor. Renova në Tetovë me rezultat bindës 3:0 mundi Napredokun, duke vazhduar të qëndrojë në pozitën e dytë në renditje. Xhepcishtasit gjithë punën e tyre e kryen në pjesën e parë, kur edhe shënuan të tre golat. Vullnet Emini në minutën e 24 solli epërsi për “gjipsunuesit”, ndërsa rezultatin e dyfishoi në Stankovic në minutën e 33-të. Dy minuta më vonë Trajcov shënoi për 3:0, duke vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Milno në Kumanovë shkatëroi Pelisterin me rezultat 4:1. Aliji në minutën e 36-të zbuloi rezultatin, ndërsa Geshovski pesë minuta para fundit të pjesës së parë ngriti epërsinë në 2:0. Në pjesën e dytë Milano vazhdoi me ritëm të njejtë dhe përmes Gligorovskit në minutën 65-të shënuan golin e tretë. Alimi në minutën e 71 shënoi për 4:0, ndërsa deri në fund mysafirët në minutën e 90-të arritën të shënojnë golin e nderit përmes Dimitrovskit.
Rabotniçki edhe pse u gjet në disavntazh kundër Horizont Turnovës, me kthesë të rezultatit morën tri pikë duke fituar 3:1.
Lideri aktual, Makedonia Gjorçe Petrovi pa vështirësi fitoi 3:0 kundër Pobedën, ndërsa fitore të vlefshme në këtë xhiro shënoi Metallurgu që në cilësi të mysafirit mundi 3:0 Sileksin.

Rezultatet e javës së 25-të:

Makedonija Gj.P. 3 – 0 Pobeda
Milano 4 – 1 Pelister
Rabotnicki 3 – 1 Horizont T.
Renova 3 – 0 Napredoku
Sileksi 0 – 3 Metalurgu
Vardari i lirë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *