Home / Sport / Renova kërkon tri pikë në Manastir

Renova kërkon tri pikë në Manastir

Gjatë ditës së mërkurë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 26-të. Renova udhëton në Manastir ku do të përballet me Pelisterin. Kryesuesit e renditjes Makedonija Gj.P. do të jetë mysafire e Napredokut, ndërsa Milano është e lirë.

Xhepçishtasit takohen me Pelisterin, takim nga i cili presin tri pikë. Forma e lojtarëve është në ngritje e sipër, skuadra luan mirë dhe pozita e dytë synohet të ruhet deri në fund. Për të ndodhur një gjë e tillë duhen fitore edhe në fushë mysafire, dhe për këtë shkak ata për në Manastir udhëtojnë me ambice për të marë tri pikë. Megjithatë larg asaj se do të kenë punë të lehtë, pasi që Pelisteri me çdo kusht do të kërkojë pikë që do ti largonin nga pozita e fundit në renditje.

Në takimet tjera Rabotniçki mirëpret Sileksin, Pobeda takohet me Metalurgun, ndërsa Vardari udhëton për në Turnovë ku do të përballet me ekipin e vetëm që i ka mposhtur në pjesën e dytë të sezonit Horizontin. Napredoku në fushë të vet takohet me liderin e tabelës Makedonija Gj.P., ndërsa Milano është e lirë.

Dyshet e javës së 26-të

Rabotniçki Sileksi
Horizont T Vardari
Pelisteri Renova
Napredoku Makedonija Gj.P.
Pobeda Metalurgu
Milano e lirë

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *