Home / Sport / Renova nxjer një pikë përballë Horizont T.

Renova nxjer një pikë përballë Horizont T.

Xhepçishtasit edhe pse ishin në disavantazh në pjesën më të madhe të takimit, megjithatë me golin e Ibrahimit arritën të nxjerin një pikë përballë Horizont Turnovës. Edhe takimet tjera u mbyllën me ndarje të pikëve, ndërsa fitoren e vetme e mori Rabotniçki kundër Milanos.

Renova për në Turnovë udhëtoi me aspirata për të marë tri pikët, mirëpo nëse u referohemi ngjarjeve në fushë dhe rrjedhës së takimit, “gjipspunuesit” duhet të jenë të kënaqur me pikën e marë. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 27-të me golin e Kovaçevit. Në vazhdim futbollistët e Renovës hodhën gjithçka në sulm në kërkim të barazimit,mirëpo sulmet e tyre nuk kishin përfundimin e dëshiruar. Gjithsesi barazimi erdhi në minutën e 73-të kur Besart Ibrahimi barazoi rezultatin në 1:1, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në luftën për pozitat që sigurojnë dalje në Evropë.

Milano e Kumanovës humbi në Shkup përballë Rabotniçkit., ndërsa takimet Pelisteri-Metalurgu dhe Napredoku-Pobeda u mbyllën me rezultat të barabartë 2:2 dhe 1:1.

Rezultatet e javës së 28-të (29.4.2009) :

Rabotniçki 2–0 Milano
Horizont T. 1–1Renova
Pelisteri 2–2 Metalurgu
Napredoku 1–1 Pobeda
Vardari (30.04.09) Sileksi
Makedonija Gj.P. e lirë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *