Home / Sport / Renova pëson disfatë në Manastir

Renova pëson disfatë në Manastir

Renova me disfatën 1:0 në Manastir nga skuadra e fundit në renditje Pelisteri, ka lëshuar mundësinë që me tri pikë ti ofrohet liderit të tabelës Makedonija Gj.P. , të cilët barazuan 1:1 në Kërcovë me Napredokun. Në ndeshjet tjera Sileksi befasoi Rabotnickin, ndërsa tre takime u mbyllën me barazimin 1:1.Emërllahu ishte autor i golit për Vardarin, kundër Horizon Turnovës.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, ku në kushte të vështira për lojë për shkak të të reshurave të shiut, vetëm dy skuadra morën fitoren, ndërsa 3 takime u mbyllën me barazim.
Renova edhe pse paralajmëroi se do të kthehet me tri pikë, ata në fund nga Manastiri u kthyen duar zbrazët, duke pësuar disfatë me rezultat 1:0. Xhepcishtasit gjatë gjithë takimit tentonin që dominimin e tyre ta kurorëzojnë me gol, mirëpo angazhimi maksimal i vendasëve dhe tereni i vështirë për lojë pamundësoi që të tundet rrjeta e Pelisterit. Deri sa mysafirët nuk arrinin të gjejnë rrjetën, në minutën e 81 Delovski shënoi gol, duke i dhënë Pelisterit epërsi. Deri në fund Renova tentoi të paktën të barazoi, mirëpo mungesën e fuqisë për një gjë të tillë e tregon edhe kartoni i kuq, të cilin e mori Agron Memedi në minutën e 84 të takimit.
Në ndeshjet tjera Sileksi përgatiti befasinë më të madhe, duke marë fitore 2:1 në stadiumin e qytetit në Shkup, përballë Rabotniçkit. Kjo disfatë kampionët aktual edhe teoretikisht i ka larguar nga mundësia për të mbrojtur titullin e kampionit. Në Kërçovë, në kushte mjaft të vështira për lojë ku terreni ishte i mbushur me ujë, Napredoku dhe Makedonija Gjorçe Petrov barazuan me rezultat 1:1. I njejti rezultat ishte edhe në dy përballjet tjera. Në Prilep, Pobeda me shumë probleme arriti të barazon kundër Metalurgut, ndërsa edhe Horizonti me të njejtin rezultat barazoi kundër Vardarit,me atë që autor i golit të Vardarit ishte Burhan Emërllahu. Këtë javë skuadra e Milanos ishte e lirë.
Rabotniçki 1 – 2 Sileksi
Pelisteri 1 – 0 Renova
Napredoku 1 – 1 Makedonija Gj.P.
Pobeda 1 – 1 Metalurgu
Horizonti 1 – 1 Vardari
Milano e lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *