Home / Sport / Renova takohet me Napredokun

Renova takohet me Napredokun

Skuadrat shqiptare në Ligën e Parë të futbolit të Maqedonisë, Renova dhe Milano, këtë javë takohen me Napredokun gjegjësisht Pelisterin dhe cdo gjë përvec tre pikëve llogaritet si dështim. Për shkak të festës së Pashkëve ndeshjet e javës së 25-të do të zhvillohen të shtunën.

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 25-të. Renova në Tetovë do të takohet me Napredokun e Kërcovës. Gjipspunuesit gjatë javës maksimalisht janë përgatitur për këtë përballje dhe paralajmërojnë se me seriozitet do të hyjnë në këtë duel. Fitorja dhe tre pikët eventuale Renovën do ta mbanin në pozitën e dytë që do tu siguronte dalje ne Kupat Evropiane për të dytin vit me rradhë.
Edhe Milano pret që këtë javë të arkëtojë tri pikë në fushë të vet, kur përballë kanë fenerxhiun e renditjes tabelare Pelisterin.

Në Shkup Makedonija Gj.P do të takohet me Pobedën e Prilepit, përderisa kampionët në fuqi Rabotniçki mirëpresin Horizont Turnovën. Vardari këtë javë është i lirë.

TABELA:
Milano – Pelisteri
Renova – Napredoku
Makedonija Gj.P – Pobeda
Rabotniçki – Horizont T
Sileksi – Metalurgu
Vardari i lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *