Home / Sport / Renova udhëton me ambicie për fitore

Renova udhëton me ambicie për fitore

Tre pikë nga ndeshja në Prilep Renovën do ta mbanin në pozitën e dytë, me gjasa që deri në fund të sezonit të mbeten aty. Makedonija në fushë të Metalurgut shpreson të mbajë diferencën nga skuadrat ndjekëse.

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 24 në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Renova pas fitores së lartë kundër Metalurgut, nesër udhëton për në Prilep ku do të ndeshet me Pobedën. Vendasit këtë sezon ballafaqohen me probleme të mëdha, mirë po nga tabori i xhepçishtasëve janë të kujdesshëm, duke folur me respekt për kundërshtarin,mirëpo haptazi konfirmojnë se nga ky takim kërkojnë tri pikë.

Milano do të jetë mysafir në Kërçovë ku do të ndeshen me Napredoku, Pelisteri pret Vardarin, ndërsa lideri i tabelës Makedonija Gj.P. do të takohet me Metalurgun në Autokomandë.

Turnova – Sileksi
Pelisteri – Vardari
Napredoku – Milano
Pobeda – Renova
Metalurgu – Makedonija Gj.P.
Rabotniçki i lirë

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *