Home / Sport / Renova udhëton në Strumicë për pikë të reja

Renova udhëton në Strumicë për pikë të reja

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ekipi nga Xhepçishti në fushë të Turnovës do të kërkojë pikë për ngushtim të diferencës me liderin Makedonija Gj.P. të cilët janë të lirë.

Skuadra e Renovës e pushuar pasi që të dielën nuk kishte obligime në elitën e futbollit vendor, pasi që ishte e lirë, të mërkurën udhëton në Turnovë ku do të ndeshet me Horizontin. Xhepçishtasit shpresojnë në fitore me të cilën do të ngushtonin në 6-të pikë diferencën me liderin e tabelës Makedonija Gj.P., pasi “luanët” janë të lirë. Në taborin e Renovës të gjithë janë optimistë rreth epilogut të këtij takimi dhe të gjithë futbollistët paralajmërojnë se do të japin gjithçka prej vetes për të marë rezultat pozitiv. Për shkak të kartonit të kuq në disfatën e Renovës nga Pelisteri do të mungojë Agron Memedi, mirëpo ai mendon se bashkëlojtarët do të kompensojnë mungesën e tij dhe do të marin tre pikë.
“Edhe pse unë nuk do të luaj për shkak të kartonit të kuq, besoj se bashkëlojtarët e mi do ta kryejnë punën si duhen dhe nga Turnova do të kthehen kryelartë.”- u shpreh mesfushori i Renovës Agron Memedi .

Skuadra e Vardarit e udhëhequr nga Burhan Emërllahu takohet me Sileksin në kërkim të pikëve që do ta ofronin te pozitat që sigurojnë dalje në Evropë. Milano është mysafire e Rabotniçkit, Pelisteri pret Metalurgun, ndërsa Napredoku dhe Pobeda në përballjen mes veti do të kërkojnë largim nga zona e rezikut. Makedonija Gj.P. është e lirë.

Dyshet e javës së 28-të (29.4.2009) :

Vardari – Sileksi
Rabotniçki – Milano
Horizont T. – Renova
Pelisteri – Metalurgu
Napredoku – Pobeda
Makedonija Gj.P. e lirë

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *