Home / Sport / Rensing: U befasova nga vendimi i Klinsmanit

Rensing: U befasova nga vendimi i Klinsmanit

Portieri i parë i Bayernit të Munihut Michael Rensing është shprehur i befasuar nga vendimi i trajnerit Klinsman që në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës ta lërë atë në pankinë, duke i dhënë shans veteranit Hans Jorg But

Trajneri i bavarezëve vendosi që përparësi ti japë veteranit 34 vjecar Hans Jorg But, për të cilin kjo ishte vetëm ndeshja e dytë zyrtare në këtë sezon. But njihet si portier i cili gjatë karierës së tij shpesh ka ekzekutuar penaltitë, duke arritur të shënojë 26-të gola në Bundesligë. Ai këtë sezon erdhi në rradhët e Bayernit si rezervë e Rensingut, i cili kohën më të madhe te Bayerni e ka kaluar nën hije te Oliver Kahnit.

Barcelona deklasoi 4:0 Bayernin, ndërsa pas ndeshjes Rensing është shprehur se nuk kishte pritur që ndeshjen ta ndiqte nga pankina.
“Të them të drejtën, më befasoi vendimi i trajnerit. Mirëpo ai më informoi se ky vendim ishte vetëm për këtë ndeshje dhe se në takimin e radhës, të shtunën kundër Ajntrahtit përsëri unë do të jem në portë.”- deklaroi Rensing

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *