Home / Sport / Ribery dëshiron të kalojë tek Barcelona?

Ribery dëshiron të kalojë tek Barcelona?

Kapiteni i Bayernit Mark van Bomel deklaron se kolegu i tij francez Frank Ribery mund të transferohet tek gjigantët spanjol Barcelona.

Edhe pse ditë më herët flitej për një shkëmbim të mundshëm sipas të cilit Ribery do të kalonte te Juventusi, ndërsa në kahje të kundërt do të shkonte portieri italian Buffon, spekulimet e fundit fantazistin francez e lidhin me ekipin e Barcelonës. Nga tabori i Bayerni refuzojnë të dëgjojnë për një largim të mundshëm të futbollistit të tyre më të mirë, mirëpo kapiteni i bavarezëve Mark van Bommel në një deklaratë të tijën, zbulon se ekziston mundësia që Ribery të transferohet te “katalanasit”.

“Franck dëshiron të luajë për Barcën”, ka thënë Van Bommel për RAC 1 radio. “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe më i mirë në Gjermani dhe botë. Barcelona është një skuadër ku luajnë plot yje dhe Ribery padyshim është një prej tyre ” .

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *