Home / Sport / Ronaldo shënon përsëri

Ronaldo shënon përsëri

Ronaldo udheheq serish skuadren e Corinthias-it drejt fitores se radhes.

Ish-futbollisti më i mirë i botës Ronaldo që u rikthye në fushë pas 13 muajve pushim për shkak të lëndimit, ka shënuar edhe golin e gjashtë për Corinthians nga nëntë ndeshje të zhvilluara. Kësaj radhe kundër Sao Paulos në gjysmëfinale të kampionatit rajonal, duke na kujtuar atë Ronaldon e para 10 viteve.“Fenomeni” ka zhvilluar nje ndeshje mbreselenese ne Morumbi kunder San Paolos te fituar 2-1 nga skuadra e tij. Ne golin e pare Ronaldo dha asist perfekt ndersa Douglas realizoi, ndersa me vone edhe vete Roni gjeti rrugen e rrjetes.
Të gjitha golat e shënuar deri me tash ishin nga aksionet e shkëlqyeshme. Ish shënuesi më i mirë Botërorëve(15) Ronaldo ka shënuar pas një sprinti, ndërsa mbrojtësi rival nuk arriti ta zë as pas 30 metrave vrapim.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *