Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani shenon fitore ne Gostivar

Rufi Osmani shenon fitore ne Gostivar

Simpatizantët e kandidatit të pavarur, Osmani kanë festuar rrugëve të Gostivarit fitoren e tyre. Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati Rufi Osmani përballë Bejtës ka fituar sërish me një diferencë prej 7 mij votash

Gostivar, 6 prill-Në Gostivar ka fituar kandidati i pavarur, Rufi Osmani, duke sfiduar kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta.

Simpatizantët e kandidatit të pavarur, Osmani kanë festuar rrugëve të Gostivarit fitoren e tyre. Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati Rufi Osmani përballë Bejtës ka fituar sërish me një diferencë prej 7 mij votash.

Gostivari ka qenë bastioni i dytë i BDI-së që pësoi debakël të rëndë në këtë komunë. Shtabi zgjedhor pohon se pas numërimit te votave Osmani kryesoi me mbi 19 mijë vota, ndërsa Bejta mbi 13 mijë vota. Sipas tyre Osmanin e kanë votuar mbi 65 për qind e trupit votues i cili ka votuar sot në Gostivar

Fitorja e serishme e Osmanit vjen pas plot 12 vitesh pauze nga skena politika, ndersa deri ne oret e vona ne sheshin e Gostivarit dhe rrugeve te saj eshte festuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *