Home / Lajme / Maqedoni / Sadi Bexheti mori postin e kryetarit të komunës

Sadi Bexheti mori postin e kryetarit të komunës

Lika dhe Bexheti janë shprehur se mbajtën premtimin e dhënë para zgjedhjeve se do të japin duart njëri me tjetrin dhe këtë e bënë sot.Ish kryetari Lika uroi Bexhetin për postin e marrë dhe I dëshiroi suksese në punën e tij katërvjeçare

Urim Hasipi
Tetovë, 15 prill-Sadi Bexheti sot edhe zyrtarisht është kryetar I komunës së Tetovës pasi që morri postin nga ish kryetari Hazbi Lika.Pranim dorëzimi I postit të kryetarit të komunës ka kaluar në një atmosferë festive në komunën e Tetovës.Kryetari I sapozgjedhur I komunës së pari është përshëndetur me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi I cili I uroi punë të mbarë ndërsa më pas është pranuar në një takim përfundimtar me Likën.

Lika dhe Bexheti janë shprehur se mbajtën premtimin e dhënë para zgjedhjeve se do të japin duart njëri me tjetrin dhe këtë e bënë sot.Ish kryetari Lika uroi Bexhetin për postin e marrë dhe I dëshiroi suksese në punën e tij katërvjeçare.

“Në zgjedhjet e fundit Sadi Bexheti doli fitimtar, pasi që morri përkrahjen e shumicës së qytetarëve të Tetovës dhe këtë përcaktim të tyre ne do ta pranojmë duke dëshiruar që komuna të vazhdojë me projektet që ne I kemi nisur dhe I kemi planifikuar dhe sigurisht kryetari aktual do të vendos edhe angjendën e tij me qëllim që të mbajë premtimet dhe fjalët që I ka dhënë gjatë fushatës.

Unë bashk me shokët e mi jemi të interesuar që komuna të vazhdojë me një zhvillim më të hovshëm dhe ne do të japim kontributin tonë nëse kërkohet.I uroj kryetarit të ri punë të suksesshme, dhe sipas mundësive të arrijë të realizojë atë vizion që e ka paraparë”, tha Lika duke nënvizuar se do të japë kontribut nga pozicionet që do të ketë në të ardhmen dhe se pranim dorëzimi është bërë në mënyrë të natyrshme dhe festive dhe kjo praktikë duhet të përcillen këto mesazhet dhe kjo kulturë të përcillet dhe komuna është institucion I qytetarët dhe mandatet janë katërvjeçare dhe duhet të hasim në mirëkuptim.

Ndërkohë që kryetari Sadi Bexheti tha se do të jetë kryetar I të gjithë qytetarëve duke theksuar se do të punojë për të mirën e qytetarëve.
Sadi Bexheti, tha se e mbajtëm fjalën se do të marrim pjesë në pranim dorëzimin e detyrës.

”Jemi të kënaqur që nuk kanë nodhur incidente gjatë zgjedhjeve siç kanë ndodhur me herët dhe ky ëhstë fakt më I rëndësishëm dhe shpresoj se do të kemi nja bashkëpunim në projektet e mëtutjeshme, duhet të falemenderoj qytetarët dhe do të jem kandidat që do ti kryej të gjitha detyrat edhe për ata që votuan për mua edhe që nuk votuan.Nuk jamë anëtar partie dhe do të punoj për të gjithë qytetarët dhe do të jem partner me qytetarët.

Do të jemi transparent me qytetarët.Do të formojmë trupin korndinues ku do të përfshihen edhe organiztat qeveritare edhe ato joqeveritare, do të ketë poashtu edhe deputet që na përfaqësojnë në parlament që sa më korekt të jemi.

Do të tentojmë të punojmë dhe pa bërë dallime partiake.Ne nuk do të meremi me hakmarrje dhe të rrisin punën, me qëllim që të realizojmë punët.”, tha pas marrjes së detyrës kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Sipas Bexhetit edhe më herët ka patur por edhe në të ardhmen komuna do të ketë karakter multinacional nga të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në qytet.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *