Home / Sport / Shearer: ‘Koha po na ikën, patjetër të fitojmë.’

Shearer: ‘Koha po na ikën, patjetër të fitojmë.’

Trajneri i Newcastles Alan Shearer paralajmëron futbollistët e tij që në katër ndeshjet e radhës duhet të marin pikë maksimale në fushë të tyre dhe të tentojnë të shkëputin ndonjë pikë nga tereni mysafir, nëse dëshirojnë që edhe sezonin e ardhëshëm të luajnë në Premier League.

Pasi që kanë luajtur baras kundër Portsmouthit menaxheri i skuadrës Newcastle, Alan Shearer ka tërhequr vërejtjen se koha po ikën dhe nëse dëshirojnë që të largohen nga vija e kuqe, përkatësisht nga pozita e 18-të duhet që të punojnë me më me ngulm në katër ndeshjet e ardhshme të këtij kampionati. Katër javë para përfundimit të kampionatit Newcastle ende mbanë pozitën e 18-të dhe është tri pikë larg vijës ku do të shpëtonte nga rënia. Trajneri Alan Shearer kërkon syçeltësi: “Na duhen fitore, thjeshtë nuk kemi kohë”. Para ish reprezentuesit anglez dhe lojtarit të Newcastle janë dy ndeshje të vështira si mysafirë. E para kundër Liverpoolit dhe e dyta kundër Aston Villea, por edhe dy ndeshje jo të lehta si mikpritës, ku pret skuadrën Middlesbrough dhe Fulhamin. Fitoret si mikpritës nuk kanë alternativë, ndërsa ndonjë pikë e shkëputur si mysafirë do të ishin shumë të vlefshme. “Ndoshta do të kemi sukses që të shkëpusim ndonjë pikë në Anfield, pastaj na presin dy ndeshje të vështira në shtëpi. Asgjë më pak se gjashtë pinë në këto dy ndeshje para adhuruesve tanë, sepse vetëm kështu kemi gjasa që të mbetemi në elitë “, ka përfunduar Shearer. Ndonëse. Në përbërje kanë së paku tre lojtarë të mirë, Michael Owenin, Obafemi Martinsin dhe Mark Vidukën, problem kryesor paraqet sulmi që ishte fajtor në barazimin kundër Portsmouthin. “Kemi arritur që të krijojmë disa raste të mira shënimi, mirëpo sërish nuk kishim finalizim të suksesshëm “, ka deklaruar Shearer. Megjithatë, pavarësisht formës së dobët që ka skuadra e tij Alan beson në skuadrën e tij: “E di që na mungon vetëbesimi, ndaj edhe po na mungojnë rezultatet dhe mentaliteti fitues. Takimi me Liverpoolin, i cili po vazhdon të luftojë për titull do të jetë i vështirë, por mund të na jap pikërisht atë që na duhet vetëbesim”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *