Home / Sport / Shkëndija 3:0 Bregallnica, Drita “humb” nga Slloga J.

Shkëndija 3:0 Bregallnica, Drita “humb” nga Slloga J.

Huseini, Kleçkarovski dhe Hasani shënuan golat në fitoren bindëse të Shkëndijës përballë Bregallnicës së Shtipit. Drita edhe pse në pjesën e parë avansonte 1:0 përballë Sllogës, në pjesën e dytë mysafirët bënë kthesë të plotë të rezultatit duke marrë tri pikët në Bogovinë. Teteksi fiton në fushë të Kozhufit, ndërsa në Negotinë nuk u zhvillua takimi Vardari – Skopje.

Skuadra e Shkëndijës atë çka premtoi para takimit me Bregallnicën e realizoi në tërësi, duke shënuar fitore me rezultat bindës 3:0. “Kuq e zinjtë” dominuan që nga minuta e parë, mirëpo falë mbrojtjeve të mira të portierit mysafir Lupço Kolev nuk arrinin të kalojnë në epërsi. Gjithsesi Shkëndija avansoi në çastet e fundit të pjesës së parë, përmes mesfushorit Muhamed Huseini.
Pjesa e dytë foli vetëm për Shkëndijën, të cilët kishin kontroll të plotë të lojës, mirëpo nuk bënin aq presion duke krijuar përshtypjen se ruajnë forcat për takimet e radhës, posaçërisht për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë kundër Rabotniçkit. Megjithatë dominimi i vendasëve dha fryt në momentet kur Ilami Halimi bukur depërtoi në zonë dhe u lirua nga mbrojtësi kundërshtar,mirëpo ky i fundit e ndali në mënyrë të parregullt, ndërsa referi kryesor Stavrev tregoi në pikën e bardhë. Arben Nuhiu gjuajti nga penaltia, portieri mysafir mbron, mirëpo në topin e dëbuar vrapon Kleçkarovski, i cili shënon për 2:0. Gjatë festës pas golit të dytë në fushë hyri edhe Ilami Halimi të cilit në ato momente i jepej ndihmë mjeksore, ndërsa për këtë referi Stavrev i tregoi karton të verdhë dhe me që se një tjetër e mori gjatë pjesës së parë, Halimi u desh të largohet nga loja me karton të kuq. Me 10-të futbollistë Shkëndija vazhdoi të jetë skuadra më e mirë në fushë dhe si rezultat i kësaj arriti edhe goli i tretë, të cilin e shënoi Ferhan Hasani.

Në Bogovinë Drita “humbi” “1:2”, përballë Slloga Jugomagnatit edhe pse pas 45 minutave të para bogovinasit avansonin 1:0. Megjithatë mysafirët në pjesën e dytë “shtuan rritmin e lojës” dhe me dy gola morën tri pikë të rëndësishme për ruajtjen e pozitës së dytë në renditje.
Lideri i renditjes Teteksi pa problem mori fitore 3:0 në fushë të Kozhufit.
Ndeshja në Negotinë ndërmjet Vardarit dhe Skopjes nuk u zhvillua, pasi që vendasit janë suspenduar për shkak të mospagesës së obligimeve ndaj personave zyrtar në ndeshjet me Miravcin, Ohrin dhe Bragallnicën.

Rezultatete e javës së 25-të:

Shkëndija 3-0 Bregallnica
Drita 1-2 Slloga J
Ohri 2004 1-0 Maxhari S
Miravci 2-0 Bellasica
Cementarnica 1-1 Novaci
Kozhufi 0-3 Teteksi
Vardar N. (nuk u zhvillua) Skopje
Lokomotiva e lirë

Tabela:
1 Teteksi 53
2 Slloga J 52
3 Shkëndija 45
4 Bregallnica 41
5 Drita 40
6 Lokomotiva 39
7 Bellasica 37
8 Miravci 36
9 Skopje 29
10Cementarnica 29
11 Ohri 2004 29
12 Novaci 27
13Kozhufi 20
14Vardar D 15
15axhari S 14
16Nov Milenium 10 —ka braktisur garat

Në javën e 26-të takohen:

Skopje – Shkëndija
Teteksi – Drita
Bregallnica – Kozhufi
Slloga J – Cementarnica
Novaci – Miravci
Lokomotiva – Ohri 2004
Maxhari S. – Vardar N.
Bellasica e lirë

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *