Home / Sport / Shkëndija deklason Vardar N me rezultat 7:1

Shkëndija deklason Vardar N me rezultat 7:1

Fitore bindëse me rezultat 7:1 ka shënuar skuadra e Shkëndijës përballë Vardarit të Negotinës. Me këtë fitore Shkëndija kalon në pozitën e 3-të, duke u ofruar pozitave që sigurojnë ngjitje në Ligën e Parë. Drita barazoi 1:1 në Novaci, Slloga fitoi 2:0 Kozhufin, ndërsa Teteksi kthehet me tri pikë nga Shtipi.

“Kuq e zinjtë” tetovarë shënuan fitore bindëse 7:1, duke shkatëruar ekipin e Vardarit nga Negotina. Një fitore e e lartë e Shkëndijës paralajmërohej që para takimit,mirëpo futbollistët e Zoran Stratevit kaluan të gjithë parashikimet dhe me angazhimin e tyre maksimal mbushën deri në fyt rrjetën e mysafirëve. Sulmuesi i ri i Shkëndijës Ferhan Hasani shënoi dy golat e parë, duke paralajmëruar goleadën e tetovarëve, ndërsa dy gola tjerë shtoi Ertan Hasan. Argjend Beqiri shënoi golin e radhës duke vendosur rezultatin e pjesës së parë Shkëndija 5, Vardari 0.
Në pjesën e dytë të kënaqur nga rezultati shkëndijasit hynë më të liruar,mirëpo gjithsesi pas harkimit të Abdullahut mysafirët shënuan autogol për rezultat 6:0. Në vazhdim loja më e lirë “kuq e zinjëve” u kushtoi gol në rrjetën e tyre, mirëpo deri në fund ata arritën që përmes Kleckarovskit të shënojnë edhe një gol, duke vendosure rezultatin përfundimtar Shkëndija-Vardari 7:1.
Drita e Bogovinës është kthyer me një pikë nga Novaci, Slloga pa problem mundi Kozhufin, ndërsa Teteksi në teren mysafir mundi Bregallnicën me rezultat 1:0.

Rezultatet e javës së 24:

Shkëndija 7-1 Vardar N.
Novaci 1-1 Drita
Slloga 2-0 Kozhufi
Bregallnica 0-1 Teteksi
Bellasica 1-0 Cementarnica
Lolomotiva 2-1 Miravci
Skopje 2 -2 Ohri 2004
Maxhari S. i lirë

Tabela:
1 Teteksi 50
2 Slloga J 49
3 Shkëndija 42
4 Bregallnica 41
5 Drita 40
6 Lokomotiva 39
7 Bellasica 37
8 Miravci 33
9 Skopje 29
10Cementarnica 28
11Novaci 26
12Ohri 2004 26
13Kozhufi 20
14Vardar D 15
15axhari S 14
16Nov Milenium 10 —ka braktisur garat

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *