Home / Sport / Shkëndija fiton në Ohër, përleshje në Tetovë

Shkëndija fiton në Ohër, përleshje në Tetovë

KF Shkëndija është kthyer me tri pikë të arta nga udhëtimi në Ohër .Autor i golit të vetëm ishte Ertan Hasan. Derbi i javës së 23-të ndërmjet Teteksit dhe Sloogës u mbyll pa gola, por takimin e shënuan përleshjet e mëdha ndërmjet grupeve të tifozëve të të dyja skuadrave.

“Kuq e zinjtë” atë cka premtuan para ndeshjes me Ohrin e realizuan në tërësi, duke marë tri pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tablës. Tetovarët në Ohër treguan lojë të disiplinuar dhe me golin e Ertan Hasan-it arritën të shënojnë fitore minimale 1:0.

Ndeshja kryesore e javës u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë ku u përballën Teteksi dhe Slloga J. Edhe pse rezultati 0-0 krijon përshtypjen e një takimi të qetë, por në fakt nuk ishte ashtu. Përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve karakterizuan këtë përballje, epilogu i të cilës ishte disa të lënduar,në mesin e të cilëve edhe mbi 10-të policë. Një rrjedhë e këtillë e ngjarjeve ishte paralajmëruar që më herët, mirëpo si duket policia nuk e kishte marë seriozisht punën. Edhe pse tifozët e Sllogës u penguan të udhëtojnë për në Tetovë që në dalje të Shkupit, dhe gjatë tërë rrugës për në Tetovë, ata në mënyra të ndryshme arritën në stadiumin e qytetit. Gjithsesi atyre u ndihmoi edhe numri i vogël i forcave të rendit kështu që një kohë pati edhe ndërprerje të takimit. Gjithsesi “lufta” u ndal përkohësisht, ndërsa pas përfundimit të takimit jashta stadiumit u krijua rrëmujë e madhe, duke ndodhur rrahje masive në mes grupit të tifozëve, ku sic thamë më lartë disa persona morën lëndime trupore.

Drita e Bogovinës mori fitore të rëndësishme në fushë të vet, duke mposhtur Bellasicën me rezultat 2:0. Bregallnica fitoi në fushë të Vardarit, ndërsa edhe Lokomotiva u kthye me tre pikë nga tereni i Cementarnicës.

Rezultatet e javës së 23-të:
Ohri 0-1 Shkëndija
Vardar D 0-3 Bregallnica
Drita 2-0 Bellasica
Miravci 4-0 Maxhari S
Cementarnica 0-1 Lokomotiva
Kozhufi 1-0 Novaci
Teteksi 0-0 Slloga
Skopje e lirë

Tabela:

Teteksi 47
Slloga J 46
Bregallnica 41
Shkëndija 39
Drita 39
Lokomotiva 36
Bellasica 34
Miravci 33
Skopje 28
Cementarnica 28
Novaci 25
Ohri 25
Koxhufi 20
Vardari 15
Maxhari S 14
Nov Mileniumi 10 ka braktisur garat

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *