Home / Sport / Shkëndija kërkon tri pikë përballë Miravcit

Shkëndija kërkon tri pikë përballë Miravcit

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e javës së 21 në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll. Shkëndija në teren mysafir takohet me Miravcin,ndërsa Drita dhe Slloga para fansave të vet takohen me Maxharin, gjegjësisht Novacin

Skuadra e Shkëndijës pas disfatës 3:1 nga Rabotniçki në kuadër të Kupës së Maqedonisë, nesër do tu rikthehet ndeshjeve kampionale në Ligën e Dytë të Maqedonisë. “Kuq e zinjtë” udhëtojnë për në Miravci ku shpresojnë të marin tri pikë, në luftën për të siguruar pozitat që sigurojnë kualifikim në Ligën e Parë. Kapiteni i ekipit Erhan Selimi shprehet i dëshpruar nga disfata përballë Rabotniçkit, mirëpo u bën thirje shokëve të vet që sa më shpejtë të harojnë atë përballje dhe të gjithë forcat ti drejtojnë kah takimi me Miravcin.

“Humbja nga Rabotniçki na ka dëshpruar shumë, posaçërisht nëse kemi parasysh faktin se si erdhi ajo. Mirëpo asgjë nuk është humbur, kemi ndeshjen e kthimit dhe jam i bindur se mund të sigurojmë kualifikimin për në finale. Mirëpo deri atëherë ka kohë. Ne tani duhet të fitojmë përballë Miravcit me qëllim që të ruajmë hapin me skuadrat e kreut të tabelës. Personaslisht të shtunën pres fitore ndaj Miravcit”- është shprehur kapiteni “kuq e zi” Erhan Selmi.

Drita e Bogovinës në pranverë është duke luajtur në formë shumë të dobët. Ata këtë javë në fushë të vet presin Maxharin dhe fitorja është obsion i vetëm për ta.

Miravci – Shkëndija
Ohri – Bregallnica
Cementarnica – Skopje
Drita – Maxhari S
Kozhufi – Lokomotiva
Teteksi – Bellasica
Slloga J – Novaci

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *