Home / Sport / Shkëndija mendon vetëm për fitore

Shkëndija mendon vetëm për fitore

Java e 24 në Ligën e Dytë të Maqedonisë sjell disa takime interesante, ku spikat derbi në Shtip ndërmjet Bregallnicës dhe Teteksit. Shkëndija nuk duhet të ketë probleme përballe Vardar N., ndërsa Drita udhëton për në Novaci.

Shkëndija e Tetovës në kuadër të javës së 24 në fushë të vet takohet me Vardarin e Negotinës. “Kuq e zinjtë” paralajmërojnë vazhdim të serisë me fitore dhe pikët nga ky takim nuk i vënë aspak në dyshim. Autori i golit të vetëm kundër Ohrit, Ertan Hasan shpreson se edhe në këtë takim do të jetë në nivel, me atë që tani kërkohen më shumë gola në rrjetën e kundërshtarit, pasi që çdo rezultat tjetër përveç fitores bindëse, do të ishte befasi e klasit të parë. Arben Nuhiu kthehet në formacion, pasi vuajti pezullimin prej dy ndeshjeve si rezultat i kartonit të kuq me Rabotniçkin, ndërsa për shkak të tre kartonave të verdhë do të pauzojnë portieri Pashovski dhe mbrojtësi Dimov.

Drita e Bogovinës ka rigjetur formën e mirë dhe tani udhëtojnë për në Novaci me ambicie për tre pikë.
Derbi i javës do të zhvillohet në Shtip, ku Bregallnica mirëpret liderin e tabelës Teteksin. Slloga J. nuk duhet të ketë probleme për të marë tre pikë në fushë të vet përballë Kozhufit.

Dyshet e javës së 24:
Shkëndija – Vardar N.
Novaci – Drita
Slloga – Kozhufi
Bregallnica – Teteksi
Bellasica – Cementarnica
Lolomotiva – Miravci
Skopje – Ohri 2004
Maxhari S. i lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *