Home / Sport / Shqipëria, më 10 qershor miqësore me Gjeorgjinë

Shqipëria, më 10 qershor miqësore me Gjeorgjinë

Kombëtarja shqiptare ne futboll, më 10-të qershor në Tiranë do të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Gjeorgjisë.

Kjo është ndeshja qe ka arritur te siguroje Federata Shqiptare e Futbollit për te ndihmuar kuqezinjtë qe te arrijnë te kalojnë problemet aktuale dhe ne te njëjtën kohe për te shfrytëzuar periudhën qe nuk do te kete ndeshje për eliminatoret e botërorit. E vetmja gjë e pasigurt ne prag te kësaj sfide është trajneri.

Ende nuk dihet nëse ne ketë miqësore kundër Gjeorgjisë, Shqipëria do te udhëhiqet nga holandezi Ari Han apo jo. Rezultatet e ndeshjeve te fundit ne eliminatoret e Botërorit Afrike e Jugut 2010 kane qene shume te dobëta, Shqiperia ka barazuar me Maltën pa gola, humbi me Hungarinë ne Tirane dhe me Danimarkën ne transferte, duke arritur ne përfundimin se ky ishte një tjetër sezon i dështuar për kuqezinjtë.

Gjithashtu këto rezultate kane lëkundur ndjeshëm pozicionin e trajnerit edhe pse vete Han deklaron se nuk ka ndërmend te largohet, pasi ka një kontrate deri ne fundin e këtij viti. Ne dekadën e fundit, Shqipëria është përballur 10 here me Gjeorgjinë dhe bilanci është negativ; 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Gjithashtu është arritur marrëveshja qe edhe ekipi i te rrinjeve te luaje ndaj shpresave te Gjeorgjisë po ne Tirane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *