Home / Lajme / Rajon / Shqipëria në NATO

Shqipëria në NATO

Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për tu bërë pjesë e Aleancës, një vit më parë. Më pas procesi vazhdoi me ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit, nga të gjitha vendet anëtare. Procesi u zvarrit në Slloveni, e cila nguroi për pranimin e Kroacisë në NATO për shkak të konflikteve kufitare që ekzistojnë midis dy shteteve fqinjë. Megjithatë referendumi dështoi dhe parlamenti ratifikoi protokollin.
Ftesa e një viti më parë ishte parashikuar edhe për Maqedoninë , e cila nuk mundi ti bashkohej Aleancës për shkak të vetos së vendosur nga Greqia.

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka zyrtarizuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë. Tashmë NATO ka në përbërjen e saj 28 anëtarë dhe jo 26.
Duke shprehur mikpritjen për dy anëtaret më të reja të Aleancës politiko-ushtarake, NATO siguron përfitime dhe përgjegjësi pas anëtarësimit. Vetëm pas disa ditësh, më 7 prill, flamuri shqiptar dhe ai kroat do të ngrihen në Bruksel, mes 26 flamujve të vendeve të NATO-s.

Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për tu bërë pjesë e Aleancës, një vit më parë. Më pas procesi vazhdoi me ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit, nga të gjitha vendet anëtare. Procesi u zvarrit në Slloveni, e cila nguroi për pranimin e Kroacisë në NATO për shkak të konflikteve kufitare që ekzistojnë midis dy shteteve fqinjë. Megjithatë referendumi dështoi dhe parlamenti ratifikoi protokollin.
Ftesa e një viti më parë ishte parashikuar edhe për Maqedoninë , e cila nuk mundi ti bashkohej Aleancës për shkak të vetos së vendosur nga Greqia.

Në një deklaratë të NATO-s, thuhet se anëtarësimi do të ketë përparësi por edhe përgjegjësi për dy vendet e reja, të anëtarësuara tashmë me të drejta të plota.
Presidenti Bamir Topi e cilëson anëtarësimin e Shqipërinë në NATO si dita e kthesës së madhe për të gjithë vendin dhe popullin shqiptar. “Kjo datë do të shënohet në historinë e Shqipërisë si dita e kthesës së madhe, si çasti i rikthimit të Shqipërisë në vendin që i takon, si aleate e besueshme e demokracisë, e zhvillimit, e mirëqenies dhe e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Kjo është merita e popullit shqiptar dhe e Shqipërisë”, theksoi sot kreu i shtetit në fjalën e tij mbajtur para diplomatëve të huaj në konferencën me temë “Shqipëria në NATO”.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Aleancës së Atlantikut të Veriut, për besimin që i dha Shqipërisë duke e bërë pjesë të NATO-s.
“Në këtë ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë, timen dhe të qeverisë dhe mbarë shqiptarëve, për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për besimin më të madh që shqiptarët kanë njohur në gjthë historinë e tyre” deklaroi kryeministri gjatë një konference për mediat.

Berisha nuk ka lënë pa përmendur kontributin e Presidentit Bush, duke theksuar se pa ndihmën e tij dhe mbështetjen e presidentit të ri Obama, procesi i anëtarësimit në NATO do të ishte i pamundur.
Ndër të tjera Berisha ka siguruar vendet anëtare të NATO-s se Shqipëria do ta konsiderojë hyrjen në Aleancë , si moment të përgjithësive të mëdha, për të konsoliduar vlerat e lirisë.

Ndërkohë Berisha u ka bërë thirrje përfaqësuesve ushtarakë të përmbushin detyrimet.
“Përfaqësuesit ushtarak të përmbushin me dinjitet të gjithë detyrimet, detyrat, e misionet që rrjedhin nga anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO” theksoi kreu i qeverisë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *