Home / Sport / Sigal Prishtina fitoi Kupën e Kosovës

Sigal Prishtina fitoi Kupën e Kosovës

Skuadra e Sigal Prishtinës arritën te titulli i pestë me radhë në Kupën e Kosovës në basketboll. Ata në takimin final, në palestrën “Sezai Surroi” mposhtë ekipin e Pejës, me rezultat 96:86, duke vazhduar traditën e sukseseve në këtë garë.

Sigal Prishtina kishte dominim gjatë gjithë takimit, duke patur vazhdimisht kontroll të rezultatit. Epërsia e tyre vazhdimisht shtohej dhe në një moment ata krijuan diferencë prej 14-të pikëve. Më të dalluar tek Sigal Prishtina ishin basketbollistët amerikan, Kina Jong dhe Bred Xhons, të cilët shënuan nga 23 pikë. Në radhët e Pejës më efikasi ishte Florian Miftari, me 24 pikë, kurse krahas tij numër dyshifror të pikëve shënuan edhe Luca 18-të pikë, Morban 16-të dhe Grapci 14-të pikë.

Në konkurencë të femrave kupën e fitoi KB Bashkimi

Kupa e Kosovës në konkurrencë të femrave, i takoi Klubit të basketbollit Bashkimi nga Prizreni. Në finale, baketbollistet nga Prizreni shënuan fitore me rezultat 64:42 përballë ekipit të Trepçës. Me këtë fitore KB Bashkimi vazhdoi dominimin në basketbollin e Kosovës në konkurencë të femrave, duke fituar për të tretën herë me rradhë. Më shumë pikë në skuadrën fituese shënoi Majlinda Avdiu,gjithsej 17-të pikë, kurse tek Trepça u dallua Liridona Mehmeti, me 12 pikë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *