Home / Sport / Slloga dhe Drita synojne fitore ne fushe mysafire, Shkendija eshte e lire

Slloga dhe Drita synojne fitore ne fushe mysafire, Shkendija eshte e lire

Te shtunen do te zhvillohen ndeshjet e javes se 22-te ne Ligen e Dyte te futbollit te Maqedonise. Slloga udheton ne Shtip per te kerkuar tri pike, ndersa me ambicie te njejta Drita shkon ne takimin me Llokomotiven. Shkendija kete jave eshte e lire.

Derbi i javes do te zhvillohet ne Shtip, ku Bregallnica mirepret liderin e tabeles Slloga J. Mysafiret premtojne lufte te pakompromis per te mare tri piket te cilat do ti mbanin ne poziten e pare ne renditje. Mirepo edhe Bregallnica ka ambicie per ligen e pare dhe pikerisht ky fakt e ben me terheqese kete perballje.
Drita e Bogovines pas disa mossukseseve javen e shkuar mori tri pike ne fushe te vet dhe tani me mjaft optmizem udhetojne per ne takimin me Llokomotiven ne Shkup. Bogovinasit do te luajne pa ndonje ngarkese dhe kjo i ben ata me te rezikshem. Futbollistet paralajmerojne tri pike, mirepo do sigurisht se do te ishin te kenaqur edhe me barazim.
Tetksi do te jete mysafir i Novacit,Skopje eshte vendas i Miravcit, Bellasica pret Kozhufin,Maxhari takohet me Cementarnicen,ndersa Vardari ne Negotine do t ndeshet me Ohrin. Skuadra e Shkendijes kete jave eshte e lire.

Dyshet e javes se 22-te:

Bregallnica – Slloga J
Novaci – Teteksi
Bellasica – Kozhufi
Llokomotiva – Drita
Maxhari S – Cementarnica
Skopje – Miravci
Vardari – Ohri 2004
Shkendija e lire.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *