Home / Sport / Spaleti trajner më i dëshiruar: pas Juves, tani e kërkon Milani

Spaleti trajner më i dëshiruar: pas Juves, tani e kërkon Milani

Mënyra e punës dhe lojës që praktikon trajneri i Romës Luçiano Spaleti, e kanë bërë atë cak të skuadrave më të forta italiane. Pasi që më herët Juvetusi ka shaqur interes për teknikun e Romës, zërat e fundit flasin se drejtuesit e Milanit atë e shohin si zëvendësues të Ançelotit.

Drejtusit e Milanit janë duke menduar për teknikun aktual të Romës. Edhe pse absioni më i pëlqyer mbetet Rajkard, megjithatë mënyra se si luajnë skuadrat që janë drejtuar nga Spaleti, e imponojnë atë si kandidat për stolin “kuq e zi”.
Trajneri aktual i Milanit, Karlo Ançeloti spekulohet të ketë pranuar kontratën 3 vjeçare me 5.5 milionë euro plus premiot të ofruar nga drejtuesit e Çelsit, mirëpo administratori i Milanit, Adriano Galiani ka kërkuar nga Ançeloti të qëndrojë edhe një vit.
Për momentin duken dy alternativa për zëvendësuesin e Ançelotit: Frank Rajkard, që kushton shumë, dhe Spaleti, i preferuari.
Për trajnerin e Romës interes ka edhe nga Juventusi, të cilët të pakënaqur me rezultatet e fundit të dobëta, mendojnë të largojnë trajnerin Ranieri.
Ndërkohë që Spaleti te Roma përfiton 2 milionë euro plus premiot dhe në rast mungese të kualifikimit për Ligën e Kampineve (që ka shumë gjasa), Roma do ta kishte të pamundur ta mbante trajnerin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *