Home / Sport / Të martën dhe të mërkurën do të mësojmë gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve

Të martën dhe të mërkurën do të mësojmë gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Chelsea janë më afër avansimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë fitoreve bindëse në ndeshjet e para, ndërsa të mërkurën priten shumë paqartësi në duelet Arsenal- Vilareal dhe Porto Manchester UTD.

Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen përballjet e kthimit në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve. Liverpulli në fushë mysafire do të tentojë të arrije deficitin prej dy golave nga ndeshja e parë, në të cilën ekipi i Chelseas mori fitoren 3:1. Nga tabori i Liverpoolit besojnë në aftësitë e tyre, dhe rikujtojnë se këtë vit arritën të shënojnë katër gola në fushë të Manchesterit dhe se një gjë të tillë munden të përsërisin në Stamford Bridge.

Bayerni i Munihut thuajse pa kurfarë gjase pret ndeshjen me Barcelonën, pasi para një jave në “Nou Kamp” u mundën 4:0. Megjithatë nda tabori i bavarezëve paralajmërojë se do të hyjnë në ndeshje me besim se mund të eliminojnë kundërshtarin, dhe nëse në fund nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë të paktën të eliminohen në mënyrë të ndershme, me një fitore eventuale.

Të mërkurën, Arsenali përballë Vilarealit kërkon të sigurojë gjysmëfinalen. Takimi i parë u mbyll me barazimin 1:1 dhe Arsenalit do ti konvenonte edhe nje barazim pa gola. Porto gjendet më situatë të ngjashme me atë të Arsenalit, pasi para një jave barazuan 2:2 në fushë të Manchesterit. Megjithatë skuadra angleze paralajmëron se do të kërkojë triumf në Portugali, gjë e cila nuk i ka shkuar për dore asnjë skuadre nga Anglia.

E martë, 14 prill

Bajern M. (0-4) Barcelona
Çellsi (3-1) Liverpull

E mërkurë, 15 prill

Arsenal (1-1) Vilareal
Porto (2-2) Mançester Junajted

PS Në kllapa janë rezultatet nga ndeshjet e para.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *