Home / Sport / Të martën Shkëndija takohet me Bregallnicën

Të martën Shkëndija takohet me Bregallnicën

Pas fitores së lartë 7:1 përballë Vardar N., Shkëndija të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë takohet me Bregallnicën. “Kuq e zinjtë” mendojnë vetëm për tre pikë, për të mbajtur hapin me skuadrat e kreut. Drita në Bogovinë pret Slloga J. , ndërsa Teteksi është mysafir i Kozhufit.

Në atmosferë të shkëlqyeshme, pas fitores së lartë kundër Vardarit të Negotinës, futbollistët e Shkëndijës presin takimin e të martës me Bregallnicën e Shtipit. Mysafirët renditen në pozitën e 4 dhe një fitore eventuale e Shkëndijës, “kuq e zinjëve” do tu sillte katër pikë diferencë me kundërshtarin e nesërm. Shkëndija kërkon kualifikimin e drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë, dhe për të arritur një gjë të tillë, nevoiten vetëm fitore dhe të shpresohet se konkurentët Teteksi dhe Slloga do të bëjnë hap fals. Të gjithë futbollistët e Shkëndijës para takimit me Bregallnicën paralajmërojnë se do të japin më shumë se 100% për të marë fitore të sigurtë, ndërsa me veshë do të jenë të drejtuar ka Bogovina, ku takohen Drita dhe Slloga J.
Një fitore eventuale e bogovinasve do t’i konvenonte Shkëndijës, pas Slloga në vazhdim duhet një takim të pushojë, për shkak të tërheqjes së Nov Mileniumit nga garat. Megjithatë edhe Drita me tre pikë të reja do të përzihej në pozitat e balotazhit për Ligën e Parë, pasi që një fitore e tyre dhe disfatë e Bregallnicës nga Shkëndija, skuadrën nga Bogovina do ta nxirte në pozitën e 4 në renditje

Dyshet e javës së 25-të:

Shkëndija – Bregallnica
Drita – Slloga J.
Kozhufi – Teteksi
Vardar N. – Skopje
Ohri 2004 – Maxhari S.
Miravci – Bellasica
Cementarnica – Novaci
Lokomotiva e lirë

Të gjitha takimet zhvillohen të martën (28.04.2009) me fillim në ora 16:00.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *